Muhamed Jashari ligjëron në SHBA për narrativën ruse ndaj “Perëndimit kolektiv”

Profesori universitar nga Shkupi, Muhamed Jashari, ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka prezantuar një analizë mbi narrativën politike të Rusisë dhe perceptimin e saj ndaj Perëndimit.

Jashari ka bërë të ditur se konferenca është organizuar nga Lidhja e Studimeve Transatlantike dhe Instituti Global për Hulumtime pranë universitetit prestigjioz “William & Mary” në Virxhinia.

“Këto ditë kam kënaqësi të jem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në saje të Konferencës organizuar nga Lidhja e Studimeve Transatlantike dhe Institutit Global për Hulumtime pranë ‘William & Mary’ në Virxhinia. ‘William & Mary’ përveçse është universiteti i dytë më i vjetër në ShBA pas Harvardit, është universiteti ku dolën 3 presidentë amerikanë”, ka shkruar Jashari.

Ai ka theksuar se në këtë takim, me moton “Marrëdhëniet Transatlantike në 250 vjetorin e ShBA-së: Aleanca në udhëkryq”, ku morën pjesë studiues nga Evropa, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, ka trajtuar mënyrën se si Rusia ka ndërtuar narrativën e “Perëndimit kolektiv” dhe botëvështrimin amerikocentrik në mendimin politik bashkëkohor rus.

“I lumtur që në shënimet e 250 vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së ShBA-së të ndodhem në vendin e ngjarjes. Në busullën orientuese tonën. Në Washington”, ka shkruar Jashari.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button