Pavarësisht tensioneve të fundit, Ministri i Jashtëm i Iranit udhëton për në Katar

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka udhëtuar në Doha për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, i cili vdiq të dielën në moshën 74-vjeçare.

Gjatë vizitës, Araghchi pritet t’i shprehë ngushëllimet familjes mbretërore dhe autoriteteve të Katarit për ndarjen nga jeta të ish-udhëheqësit, i cili drejtoi vendin nga viti 1995 deri në vitin 2013, përpara se t’ia dorëzonte pushtetin djalit të tij, Emirit aktual Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, raporton Sky News.

Vizita zhvillohet në një periudhë tensionesh rajonale, pasi Katari ishte ndër shtetet e Gjirit që u prek nga pasojat e sulmeve të Iranit në ditët e fundit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, tre persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të plagosur nga copëzat e predhave që ranë në territorin e vendit pas ndërprerjes së sulmeve iraniane.
Megjithatë, prania e kryediplomatit iranian në Doha shihet si një gjest diplomatik për të nderuar ish-Emirin e Katarit, pavarësisht zhvillimeve të fundit që kanë rritur tensionet në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button