Kurtishi: Punonjësit e Postës dëshmuan humanizëm përmes aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut

Posta e Maqedonisë së Veriut ka organizuar një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë, me pjesëmarrjen e punonjësve të institucionit, të cilët iu përgjigjën nismës në shenjë solidariteti dhe përgjegjësie shoqërore.

Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, së bashku me drejtorin e Institutit të Transfuziologjisë, Amir Elezi, ishin organizatorë të kësaj iniciative humanitare, e cila kishte për qëllim të ndihmojë qytetarët që kanë nevojë për transfuzion gjaku.

“Posta e Maqedonisë së Veriut dhuron gjak – një akt humanizmi dhe solidariteti”, thuhet në njoftimin e Kurtishit.

Sipas tij, punonjësit e Postës morën pjesë me vullnet të plotë në aksion, duke dhënë një kontribut të çmuar për pacientët që kanë nevojë për gjak.

“Punonjësit e Postës morën pjesë me vullnet të plotë, duke dhënë një kontribut të çmuar për qytetarët që kanë nevojë për transfuzion gjaku”, theksohet në njoftim.

Kurtishi vlerësoi se aksioni është dëshmi e përkushtimit të institucionit ndaj përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit.

“Përmes këtij aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut, dëshmuam edhe një herë përkushtimin ndaj përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Postës së Maqedonisë së Veriut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button