Nga e hëna nis dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit njoftoi se nga e hëna, më 13 korrik, do të fillojë dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave në territorin e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, dezinsektimi do të zhvillohet në periudhën 13–16 korrik, çdo natë nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit të ditës pasuese.

“Njoftojmë qytetarët se më 13 korrik 2026 (e hënë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave në territorin e Qytetit të Shkupit. Dezinsektimi do të kryhet nga 13 deri më 16 korrik, në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Autoritetet bëjnë të ditur se, në rast se kushtet atmosferike nuk e lejojnë realizimin e dezinsektimit, ai do të shtyhet për ditën e parë pasuese kur moti të jetë i përshtatshëm.

Njëkohësisht, bletarët janë ftuar që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë periudhës së dezinsektimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button