FIFA pezullon dënimin e Folarin Balogun, Trump: U korrigjua një padrejtësi

Sulmuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 1/8 së finales së Botërorit ndaj Belgjikës, pasi FIFA ka pezulluar dënimin e tij prej një ndeshjeje.
25-vjeçari ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në fitoren 2:0 ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, pas një ndërhyrjeje ndaj mbrojtësit Tarik Muharemovic.
Megjithatë, FIFA njoftoi se pezullimi automatik prej një ndeshjeje është suspenduar për një periudhë prove prej një viti. Kjo do të thotë se Balogun mund të luajë kundër Belgjikës, por nëse kryen një shkelje të ngjashme gjatë kësaj periudhe, dënimi do të rikthehet.
Vendimi është mirëpritur në kampin amerikan. Sulmuesi Christian Pulisic tha se skuadra e mori lajmin gjatë rrugës për në stërvitje dhe se Balogun ishte “shumë i lumtur”, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi pas vendimit, duke falënderuar FIFA-n për, siç e quajti ai, “korrigjimin e një padrejtësie të madhe”.



