Prokuroria i amniston prindërit e fëmijëve të dhunshëm, pasi nuk kishin dijeni dhe nuk ishin pajtuar me rrahjen

Avokatja Maja Ristova ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Lartë Publike në Shtip, e cila ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj prindërve të një të mituri të përfshirë në një rast të dhunës mes bashkëmoshatarëve, ku një fëmijë ishte rrahur dhe keqtrajtuar për disa muaj me radhë, ndërsa incidentet ishin filmuar me telefon celular.
Sipas Ristovës, Prokuroria ka vlerësuar se prindërit nuk mbajnë përgjegjësi penale, pasi nuk kanë qenë të vetëdijshëm për veprimet e fëmijës së tyre dhe kishin ndërmarrë masat e nevojshme për edukimin dhe mbikëqyrjen e tij.
Avokatja e ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke paralajmëruar se institucioneve u mungon reagimi i duhur ndaj dhunës mes të miturve dhe se vendime të tilla dërgojnë mesazh të gabuar për përgjegjësinë e prindërve.
Rasti rikthehet në vëmendje edhe pas incidentit të fundit në komunën Aerodrom të Shkupit, ku një vajzë e mitur u rrah dhe u poshtërua nga bashkëmoshataret. Për këtë rast, policia ka paralajmëruar kallëzime penale si ndaj të miturve të përfshirë për veprën penale “dhunë”, ashtu edhe ndaj prindërve të tyre për veprën penale “neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës”.



