Ngrohja qendrore prej sot më shtrenjtë për 4,51 për qind

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) dje miratoi vendim me të cilin për 4,51 për qind është rritur çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup. Sipas paralajmërimeve të KRRE-së, nuk pritet të këtë korigjim të çmimit deri në fund të sezonit ngrohës pavarësisht paralajmërimit të vendosjes së një takse prej 10 eurosh nga Bullgaria për transportin e një megavat orë gaz natyror rus përmes gazsjellësit bullgar.
“Korigjim të çmimit deri në fund të sezonit të ngrohjes nuk do të ketë, pavarësisht nga taksa për gazin rus. Në tenderin e fundit për blerjen e gazit natyror çmimi është i zakonshëm dhe është diku në kuadër të bursës në Holandë, bursës më të madhe në Europë. Nuk e dimë nëse në atë çmim përfshihen kosto shtesë apo jo, por çmimi është brenda intervalit të çmimeve të bursave evropiane. Besoj se në periudhën e ardhshme do të merren të gjitha masat, sepse Maqedonia nuk duhet të preket në asnjë mënyrë nga vendosja e kësaj takse sepse kjo taksë vlen ekskluzivisht për gazin rus dhe është e qartë se vendi nuk ka qenë objektivi, por vendet tjera të cilat nuk e di se për çfarë arsye sillen ashtu siç sillen,” tha dje kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.



