Bislimi: Rikonstruktohet Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë, përmirësohen kushtet për pacientët

Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në inaugurimin e objektit të rikonstruktuar të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, në lagjen “Tode Mendoll”, duke theksuar se investimi do të përmirësojë kushtet për pacientët dhe personelin shëndetësor.

“Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e inaugurimit të objektit të rikonstruktuar të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, në lagjen ‘Tode Mendoll’, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, Drejtorin Sasho Klekovski, përfaqësues institucionalë dhe bashkëpunëtorë nga sektori shëndetësor.

Ky investim, i realizuar me mbështetjen e Fondit për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Me këtë rast, e përgëzoj drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, Sedat Zulbeari, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e Kumanovës.

Vazhdojmë të punojmë së bashku për një sistem shëndetësor më modern, më funksional dhe më të qasshëm për të gjithë”, deklaroi Bislimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button