Aeroporti i Tiranës thyen rekord! 1.65 milionë pasagjerë vetëm në korrik, 58,805 pasagjerë në vetëm një ditë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një tjetër rekord të rëndësishëm në trafikun ajror, me gati 1.65 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë muajit korrik.
Sipas të dhënave të publikuara nga Tirana International Airport, numri i pasagjerëve në korrik ishte 28.1% më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa rritja vjetore arriti në 19.4%.
Një tjetër rekord u shënua më 27 korrik, kur në aeroport u regjistruan 58 mijë e 805 pasagjerë në 329 fluturime komerciale brenda një dite.
Volumi i trafikut të korrikut merr përmasa edhe më të mëdha po të krahasohet me periudhën para pandemisë. Vetëm në një muaj, TIA përpunoi rreth 50% të numrit të pasagjerëve që kishte regjistruar gjatë gjithë vitit 2019.
Sipas aeroportit, rritja e trafikut ka sjellë edhe një ngarkesë të konsiderueshme për stafin dhe strukturat që operojnë në aeroport, veçanërisht gjatë temperaturave të larta të verës.
Rritja e trafikut të Tiranës është evidentuar edhe nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Europën. Në raportin e saj për trafikun aeroportual të prillit 2026, organizata e renditi Tiranën si aeroportin me rritjen më të shpejtë mujore në kategorinë e aeroporteve të mëdha.



