Bekim Sali: Lituania mbështet rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kęstutis Budrys, ku në fokus të bisedimeve ishin integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi në kuadër të NATO-s.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilluam një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kęstutis Budrys.
Biseduam për përparimin e procesit të integrimit evropian të vendit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë në kuadër të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme që Lituania i jep rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe riafirmuam përkushtimin për partneritet të ngushtë, stabilitet dhe bashkëpunim në adresimin e sfidave të përbashkëta rajonale dhe evropiane”, deklaroi Sali.



