Temperaturat sot deri në 37 gradë, fundjava sjell valë të re të të nxehtit

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit jostabil, të shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte të vogla për paraqitje lokale të motit jostabil, të shoqëruar me shi, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat kudo do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijnë deri në 39 gradë.

“Të martën do të vazhdojë moti i ngrohtë, por do të ketë shtim të vranësirave me kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu. Të mërkurën do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave dhe mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button