Cilat subjekte juridike nga Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë dhe subjekte nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.

Numri më i madh i sanksioneve lidhet me Serbinë (49), pasuar nga Kosova (29), Bosnje e Hercegovina (26), Maqedonia e Veriut (12), Shqipëria (8) dhe Mali i Zi (7).

Vendimet për sanksione i merr Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja, shkurt OFAC, e cila vepron në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.

Bëhet fjalë për një listë individësh dhe biznesesh që SHBA-ja i sanksionon – në rastin e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të dyshimeve për lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin ose destabilizimin rajonal.

Po ashtu, në mesin e të sanksionuarve në Ballkan ka edhe persona dhe subjekte që lidhen me aktivitete terroriste ose me ndikimin ketë Rusisë.

SHBA-ja vendosi sanksione për Ballkanin Perëndimor midis viteve 2001 dhe 2004, për shkak të krimeve të luftës, destabilizimit të vendeve dhe cenimit të paqes pas përfundimit të luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 1991-1999.

Sanksionet u rikthyen në vëmendje një dekadë më vonë, kur nisën të vendoseshin për shkak të korrupsionit, trafikimit të narkotikëve, terrorizmit, si dhe cenimit të paqes dhe stabilitetit.

Që nga viti 2022, në mesin e të sanksionuarve janë edhe persona dhe subjekte që mbajnë lidhje me Rusinë, e cila është izoluar për shkak të pushtimit të Ukrainës.

 Vendimi  për zgjatjen e vlefshmërisë së mekanizmit ligjor që u mundëson SHBA-së vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor — “masat e gjendjes së jashtëzakonshme” — u zgjat zyrtarisht më  22 qershor 2026 edhe për një vit. 

Kur bëhet fjalë për gjashtë shtetet e Ballkanit, në listë janë 71 subjekte dhe 60 individë, ndërsa subjektet e sanksionuara juridike janë kryesisht të lidhura me individë të sanksionuar.

Sanksionet e targetuara mund të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe kufizime financiare, deri te kufizimet tregtare dhe ngrirja e pasurisë.

Qëllimi është izolimi i individëve ose subjekteve juridike, në mënyrë që t’u kufizohet qasja në burime politike ose ekonomike.

OFAC-u ka një regjim të veçantë sanksionesh për Ballkanin, të krijuar në vitin 2001. Fillimisht, sanksionet lidheshin me ruajtjen e paqes pas luftërave të viteve ’90, ndërsa sot ato përdoren gjithnjë e më shumë kundër rrjeteve që lidhin politikën, biznesin dhe krimin. Që nga viti 2025, ky regjim përfshin edhe përpjekjet për shmangien e sanksioneve amerikane. Kjo tregon se qasja amerikane ndaj sanksioneve për Ballkanin ka ndryshuar: nga stabilizimi i pasluftës, drejt luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe destabilizimit politik.

Sasha Gjorgjeviq nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional

Programi i sanksioneve të OFAC-ut

OFAC-u ka më shumë se 30 programe aktive sanksionesh, të orientuara drejt mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për 71 subjektet e evidentuara në shtetet e Ballkanit Perëndimor, sanksionet janë vendosur në bazë të 11 programeve:

Programi BALKANS — ka të bëjë me masa të targetuara kundër individëve dhe subjekteve juridike që cenojnë paqen, stabilitetin, proceset demokratike dhe integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Programi kryesisht ka të bëjë me:

  • Ata që në mënyrë aktive minojnë, pengojnë ose shkelin marrëveshjet kryesore rajonale të paqes dhe të pasluftës:

·       Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë;

·      Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën;

·       Marrëveshjen Kornizë të Ohrit në Maqedoninë e Veriut; 

·       Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut; 

  • Korrupsionin e nivelit të lartë dhe minimin e sundimit të ligjit.
  • Destabilizimin dhe cenimin e sigurisë.
  • Shmangien dhe anashkalimin e sanksioneve.

Programi BALKANS-EO14033 — bllokimi i pasurisë së personave dhe subjekteve që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Programi synon individët dhe subjektet që:

  • Pengojnë marrëveshjet e paqes: Bllokojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, Marrëveshjes së Prespës ose Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
  • Marrin pjesë në korrupsion: Përvetësojnë fonde publike, uzurpojnë pronë private ose japin dhe marrin ryshfet.
  • Cenojnë demokracinë: Minimojnë proceset dhe institucionet demokratike në rajon.
  • Shkelin të drejtat e njeriut: Janë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Programi SDGT (Specially Designated Global Terrorist / Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht) — program i sanksioneve financiare i vendosur me vendim të ish-presidentit George W. Bush pas sulmeve në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001, me qëllim goditjen e rrjeteve të financimit të terrorizmit në nivel global.

Programi TCO (Transnational Criminal Organization / Organizatë Kriminale Transnacionale) — sanksione që vendosen për të mbrojtur sistemin financiar ndërkombëtar nga ndikimi i rrjeteve kriminale që merren me trafikim njerëzish, kontrabandë droge, pastrim parash dhe krim kibernetik.

Programi SDNKT (Foreign Narcotics Kingpin Designation Act / Akti për Përcaktimin e Bosëve të Huaj të Narkotikëve) — bllokimi i qasjes së karteleve ndërkombëtare të narkotikëve, bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të lidhura me ta në sistemin financiar ndërkombëtar të SHBA-së.

Kompanitë globale dhe institucionet financiare e përdorin këtë program për të verifikuar klientët e tyre, në mënyrë që të shmangin bashkëpunimin me persona të sanksionuar.

Programi CYBER2 — kundër individëve dhe organizatave që marrin pjesë në aktivitete të rëndësishme keqdashëse kibernetike, siç janë:

  • Sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike.
  • Vjedhja e identitetit dhe e të dhënave financiare.
  • Ndërhyrja në proceset zgjedhore të shteteve të huaja.
  • Përhapja e softuerëve të dëmshëm (ransomware, malware).

Programi CYBER4 — përcaktimi i individëve dhe subjekteve që merren me aktivitete të rëndësishme keqdashëse në hapësirën kibernetike.

Kryesisht përdoret për përcaktimin e personave, rrjeteve dhe operatorëve të ransomware-it, shpesh të lidhur me sindikata të krimit kibernetik ose me ofrues të “hostimit të paprekshëm” në juridiksione si Rusia, operacionet e të cilëve dëmtojnë infrastrukturën kritike të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Programi RUSSIA-EO14024 — sanksione të lidhura me aktivitetet e dëmshme të Qeverisë së Federatës Ruse.

Programi ka të bëjë me:

  • Ngrirjen e pasurisë së një rrethi të gjerë individësh dhe subjektesh juridike, për të cilët SHBA-ja vlerëson se mbështesin drejtpërdrejt ose tërthorazi aktivitetet e dëmshme të Federatës Ruse.
  • Sektorin financiar dhe bankar — përfshin të gjithë infrastrukturën financiare të Rusisë dhe të gjitha bankat e huaja që bashkëpunojnë me të.
  • Kompleksin ushtarako-industrial dhe teknologjitë, me qëllim ndërprerjen e furnizimit të ushtrisë ruse.
  • Sektorët kryesorë ekonomikë të Rusisë, si sektori energjetik, pasi ky sektor përbën burimin kryesor të të ardhurave për buxhetin shtetëror rus.

Programi UKRAINE-EO13662 — u vendos si përgjigje ndaj aneksimit rus të Krimesë më 2014 dhe destabilizimit të situatës në Ukrainë. Ai synon sektorët kyç të ekonomisë ruse, si energjetika dhe financat, dhe ka të bëjë me subjekte të lidhura me korporata mëmë ruse të sanksionuara.

Programi GLOMAG (Global Magnitsky sanctions / Sanksionet Globale Magnitsky) — bazohet në ligjin Global Magnitsky Human Rights Accountability Act të vitit 2016.

Ky program i mundëson Qeverisë së SHBA-së të ngrijë pasurinë dhe të ndalojë transaksionet e personave të akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, kudo në botë.

Programi targeton zyrtarë të huaj dhe persona privatë të përfshirë në vrasje, torturë, zhvatje, pastrim parash ose përvetësim të burimeve shtetërore.

Ligji për Kundërvënien ndaj Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act, CAATSA) — ligj federal amerikan i miratuar në vitin 2017, me të cilin vendosen sanksione ekonomike dhe financiare ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ai përdoret kryesisht për ndëshkimin e subjekteve dhe qeverive të huaja që kryejnë transaksione të rëndësishme me sektorin rus të mbrojtjes dhe të inteligjencës.

Mbi çfarë baze janë sanksionuar në Ballkanin Perëndimor?

Në listën e sanksioneve të OFAC-ut, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – ndodhen 71 subjekte juridike.

Ato janë pjesë e 11 programeve të sanksioneve.

Ato janë sanksionuar mbi bazën e:

Pasurisë së individëve në Listën e Personave të Përcaktuar Posaçërisht dhe të Bllokuar (Specially Designated Nationals and Blocked Persons List, SDN): Janë bllokuar e gjithë pasuria dhe interesat në pasuri të personave të përcaktuar, që bien nën juridiksionin e SHBA-së.

Rregullit prej 50 për qind: Nënkupton se bllokohet automatikisht çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një apo më shumë personave të bllokuar, me 50 për qind ose më shumë të pronësisë.

Transaksioneve të ndaluara: Personave nga SHBA-ja dhe të gjithë atyre që kryejnë transaksione brenda ose përmes Shteteve të Bashkuara u ndalohet bashkëpunimi me subjektet e sanksionuara. Kjo vlen për të gjitha subjektet juridike dhe fizike amerikane, degët e tyre jashtë vendit, shtetasit e huaj me qëndrim në SHBA, si dhe për çdo transaksion që përdor sistemin financiar amerikan, përfshirë pagesat në dollarë amerikanë.

Rrezikut nga sanksionet dytësore: Institucionet financiare dhe kompanitë jashtë SHBA-së që kryejnë transaksione të rëndësishme me palë të sanksionuara rrezikojnë të përballen me sanksione dytësore ose me masa për zbatimin e ligjit amerikan.

Lista e subjekteve të sanksionuara sipas shteteve të Ballkanit Perëndimor

Subjektet nga lista nuk hiqen asnjëherë automatikisht vetëm pse kanë pushuar së ekzistuari ose janë likuiduar.

Siç përcakton OFAC-u, që një organizatë të hiqet nga lista e sanksioneve, nevojitet një kërkesë formale ligjore — peticion — në të cilën dëshmohet “ndryshimi i rrethanave” ose ndërprerja e veprimtarisë kontestuese.

Për këtë arsye, në listën e të sanksionuarve vazhdojnë të jenë edhe subjektet e shuara, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë.

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në listën e zezë ndodhen gjashtë entitete:

1. SISTINA LAJF KEAR SENTAR SKOPJE DOOEL

Lokacioni: Shkup

Programi: BALKANS-EO14033

Veprimtaria: Kompania është e regjistruar për mbrojtje shëndetësore dhe sociale, si dhe për kujdesin ndaj të moshuarve dhe personave të pafuqishëm në objekte banimi. Megjithatë, sipas gjetjeve të organeve gjyqësore të Maqedonisë së Veriut dhe hetimeve të Ministrisë së Financave të SHBA-së, roli real i kësaj kompanie ka qenë ndërmjetësim financiar, transfer dhe pastrim parash për individë të sanksionuar të lidhur me korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

Sanksionet ndaj kompanisë u vendosën për shkak të lidhjes me biznesmenin Jordan Kamçev, i cili më parë ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

2. BET CITY INTERNATIONAL D.O.O. SKOPJE

Lokacioni: Shkup

Programi: BALKANS-E014033

Veprimtaria: Bastore sportive.

Kompania është e lidhur me biznesmenin Sergej Samsonenko, i cili ka shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, si dhe me Jordan Kamçevin. Të dy janë përfshirë më herët në listën e sanksioneve të OFAC-it.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

3. ORKA HOLDING AD

Lokacioni: Shkup

Programi: BALKANS-EO14033

Veprimtaria: Orka Holding AD është një konglomerat i madh biznesi (kompani holding) që menaxhon një portofol të gjerë ndërmarrjesh dhe investon në sektorë të ndryshëm ekonomikë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Ballkanit.

Orka Holding AD është themeluar në vitin 1990, fillimisht në industrinë tekstile, por me kalimin e kohës u shndërrua në një shoqëri mëmë që ofron shërbime konsulence, juridike dhe financiare.

Kompania është identifikuar si një konglomerat i lidhur me biznesmenin maqedonas Jordan Kamçev, të cilin OFAC e kishte sanksionuar më parë për korrupsion dhe pastrim parash në Ballkanin Perëndimor.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

4. CYTROX AD

Lokacioni: Shkup

Programi: CYBER2

Veprimtaria: Kompani teknologjike.

E njohur globalisht si zhvilluesja e softuerit komercial famëkeq për spiunazh (spyware) me emrin Predator. Kompania operon brenda një rrjeti më të gjerë të quajtur Intellexa Consortium, i themeluar nga ish-oficeri ushtarak izraelit Tal Dilian.

Sanksionet e OFAC-it zbatohen gjithashtu ndaj Cytrox Holdings ZRT (Hungari), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të konsorciumit Intellexa Consortium.

Data e sanksionimit: 5 mars 2024.

5. KAMCHEV KONSALTING SKOPJE DOOEL

Lokacioni: Shkup

Programi: BALKANS-EO14033

Veprimtaria: Kompani konsulence.

Sipas deklaratave të OFAC-it, kompania është sanksionuar për shkak të lidhjeve me rrjetin e Jordan Kamçevit, i cili akuzohet për aktivitete korruptive dhe destabilizuese në rajon.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

6. ORKA FAJNANS SKOPJE DOOEL

Lokacioni: Shkup

Programi: BALKAN-EO14033

Veprimtaria: Është e regjistruar si kompani për konsulencë dhe shërbime biznesi.

OFAC e cilëson kompaninë si një entitet të lidhur me rrjete korruptive në Ballkanin Perëndimor. Ajo lidhet me Ratko Kunoski Kamçev dhe me Orka grupin, i cili nga ana e tij lidhet me Jordan Kamçevin.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

Kosova

Në listën e zezë të OFAC-ut nga Kosova gjenden 14 entitete:

1. FERMA IZVORI B.I.

Lokacioni:  Izvore

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Kultivimi i frutave arrore dhe bërthamore.

Pronarin Sinisha Nedeljkoviq, OFAC-u e ka identifikuar si pjesë të një grupi të organizuar kriminal transnacional dhe e ka vendosur në listën e individëve të sanksionuar. Kompanitë dhe rrjetet e tij lidhen me korrupsion dhe tregti të paligjshme, përfshirë kontrabandën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai është i lidhur me Zvonko Veselinoviqin.

Zvonko Veselinoviq në publik njihet si biznesmen nga veriu i Kosovës dhe ish-partner biznesi i Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

*OFAC-u e ka identifikuar Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe korruptive në veri të Kosovës.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

P.P. SHTËPIA TREGTARE METAL B.I.

Lokacioni: Zveçan

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve të tjera.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

3. SHTËPIA TREGTARE METAL SH.P.K.

Lokacioni: Zveçan

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me mallra të konsumit të gjerë për ndërtimtari dhe amvisëri.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

4. SINISHA NEDELKOVIQ B.I., P.T.P. METAL

Lokacioni: Zveçan

Lokacioni: Zveçan

Veprimtaria: Tregti dhe tregti me shumicë e pajisjeve.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Sinisha Nedeljkoviq.

5. SINISHA NEDELKOVIQ I.B.

Lokacioni: Zveçan

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Siniša Nedeljkoviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

6. FERARI, NDËRMARRJE PËR SHËRBIME DHE TREGTI ME AUTOMJETE TË PËRDORURA, SH.A.

Lokacioni: Mitrovica

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Blerje, shitje dhe ndërmjetësim në tregtinë e automjeteve të përdorura dhe të reja.

Kompania është e lidhur me Zvonko Veselinoviqin. OFAC-u e ka identifikuar Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, grupi i tij është i përfshirë në skema të ryshfetit në shkallë të gjerë dhe në trafikim të paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

7. PRIZMA B.I.

Lokacioni: Mitrovica

Program: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Ndërtimi i objekteve të tjera të infrastrukturës.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), kompania është kaluar zyrtarisht në status pasiv më 9 qershor 2022, vetëm disa muaj pas vendosjes së sanksioneve amerikane.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Zvonko Veselinoviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

8. ZHARKO VESELINOVIQ B.I., S.T.R. KRISTAL

Lokacioni: Mitrovicë e Veriut

Program: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Formësimi dhe përpunimi i xhamit të rrafshët.

Sipas bazës së të dhënave të ARBK-së, kompania është zyrtarisht në status pasiv që nga 9 qershori 2022. Ndryshimi i statusit në pasiv ndodhi rreth gjashtë muaj pasi OFAC-u vendosi sanksione ndaj pronarit dhe vetë kompanisë.

OFAC-i e ka identifikuar Zharko Veselinoviqin si një nga udhëheqësit e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit, vëllait të tij, i cili është thellësisht i përfshirë në tregti të paligjshme dhe kontrabandë.

SHBA-ja, në raportin e saj, ndër të tjera, përmend një aktakuzë në bazën e të dhënave të Kosovës, e cila i lidh anëtarët e këtij grupi me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq më 2018. Ivanoviq u vra me gjashtë plumba pas shpine, para zyrave të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

9. RAD D.O.O.

Lokacioni: Zveçan

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Ndërtimtari, ndërtim i objekteve të larta dhe i objekteve infrastrukturore.

Pronari i kompanisë, Radulle Steviq, dhe vetë kompania kanë bashkëpunuar me politikanë dhe pushtetarë lokalë për të siguruar monopol në projektet ndërtimore në veri të Kosovës përmes prokurimeve publike të manipuluara. OFAC-u e ka identifikuar kompaninë si pjesë kyçe të grupit të organizuar kriminal të të sanksionuarit Zvonko Veselinoviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 202

10. RADULE STEVIC B.I., P.T.P. RAD

Lokacioni: Zveçan

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Ndërtimtari.

Pavarësisht sanksioneve amerikane, kompania, përmes degës së regjistruar në Serbi, vazhdoi të lidhte kontrata për punë infrastrukturore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kompania është e lidhur me të sanksionuarin Radule Steviq.

Data e vendosjes së sanksioneve: 8 dhjetor 2021.

11. RADOVAN RADIC B.I., P.P. EU RR GRADNJA

Lokacioni: Zupç

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Građevinarstvo

OFAC e ka identifikuar pronarin e kompanisë, Radovan Radiq, si anëtar të një grupi të organizuar kriminal dhe transnacional, në krye të të cilit është Zvonko Veselinoviqi.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

12. P.P. BABUDOVAC B.I.

Lokacioni: Jasenovik

Program: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Shitje me shumicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit.

OFAC e ka identifikuar kompaninë si në pronësi ose nën kontrollin e Milan Radisavleviqit, i cili është përcaktuar si anëtar i një grupi të organizuar kriminal dhe transnacional, i drejtuar nga Zvonko Veselinoviqi në veri të Kosovës.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

13. N.P.T.T. DONA-SHELL

Lokacioni: Pejë

Programi: SDNTK (Značajni trgovci narkoticima)

Veprimtaria: Transport dhe logjistikë.

Lidhje me organizatën kriminale të sanksionuar të Naser Kelmendit. Përmes llogarive bankare dhe transaksioneve të kësaj kompanie janë financuar operacionet e familjes Kelmendi. Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me Besnik Kelmendin (djalin e Naser Kelmendit), i cili është cilësuar si një nga operativët kryesorë në rrjet dhe ka qenë subjekt i hetimeve të gjera ndërkombëtare financiare dhe policore për dyshime se ka shërbyer si mbulesë për pastrim parash të fituara nga aktivitete kriminale.

Data e sanksionimit: 24 mars 2015.

14. RINGJALLJA E SHOQATËS SË TRASHËGIMISË ISLAME, dega në Kosovë

Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.

Lokacioni: Prishtinë

*Organizata kishte degë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri.

Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.

Veprimtaria: Organizatë humanitare.

Data e sanksionimit: 13 qershor 2008.

Bosnje e Hercegovina

Në listën e zezë nga Bosnje e Hercegovina gjenden 13 subjekte:

1. AL FURQAN

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Organizata në Bosnjë e Hercegovinë ishte e regjistruar si shoqatë qytetarësh, e fokusuar në projekte kulturore, arsimore dhe humanitare.

Megjithatë, hetimet e Departamentit amerikan të Thesarit dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së konstatuan se organizata shërbente si mbulesë për mbështetje logjistike dhe financiare të rrjeteve terroriste.

Masat e sanksioneve pasuan pasi institucionet vendore në Bosnjë e Hercegovinë — Ministria e Drejtësisë e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës — tashmë e kishin mbyllur formalisht dhe ndaluar veprimtarinë e organizatës në nëntor të vitit 2002.

Organizata joqeveritare ishte e lidhur me organizata humanitare saudite. Nismëtari dhe financuesi kryesor i saj ishte dega boshnjake e Fondacionit Al-Haramain.

Data e sanksionimit: 6 maj 2004.

2. AL-HARAMAIN & AL MASJED AL-AQSA CHARITY FOUNDATION, dega në Bosnjë e Hercegovinë

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Përveç Bosnjë e Hercegovinës, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, organizata Al-Haramain ishte e pranishme edhe në Shqipëri.

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Al-Haramain është një ish-organizatë joqeveritare humanitare, e cila është mbyllur përgjithmonë dhe është vendosur nën sanksione ndërkombëtare për financim të terrorizmit, siç kanë konstatuar hetimet e OFAC-ut dhe OKB-së.

Organizata zyrtarisht ndërpreu veprimtarinë në fund të vitit 2004, ndërsa u fshi plotësisht nga regjistri në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2008.

Data e sanksionimit: 6 maj 2004.

3. AL-HARAMAIN ISLAMIC FOUNDATION

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Travnik, Sarajevë

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Para se t’i hiqeshin lejet e punës dhe t’i bllokohej pasuria, pas një hetimi të udhëhequr nga agjenci ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë, organizata zhvillonte aktivitete humanitare, edukim fetar dhe ndërtim objektesh.

Pas bllokimit të parë në vitin 2002, organizata u përpoq të vazhdonte të njëjtat aktivitete përmes themelimit të shoqatave në dukje të reja, si organizata “Vazir” në Travnik.

Data e sanksionimit: 11 mars 2002; subjekti “Vezir” u sanksionua në dhjetor 2003.

4. BENEVOLENCE INTERNATIONAL FOUNDATION

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Sarajevë, Zenicë

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Hetimi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në SHBA konstatoi se organizata vepronte nën petkun e ndihmës humanitare dhe i kanalizonte fondet për luftëtarët në Afganistan dhe Çeçeni.

Data e sanksionimit: 19 nëntor 2002.

5. BOSANSKA IDEALNA FUTURA

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Zenicë, Sarajevë

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Organizata vepronte si degë e organizatës Benevolence International Foundation (BIF) në Bosnjë e Hercegovinë.

Data e sanksionimit: 29 maj 2003.

6. BIO CORPORATION (BOSNIAN INVESTMENT ORGANIZATION)

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Sarajevë

Programi: BALKANS

Veprimtaria: E regjistruar si organizatë investuese / shoqëri financiare.

Në maj të vitit 2003, Departamenti amerikan i Thesarit konstatoi se kjo organizatë shërbente si mbulesë për aktivitete që cenonin paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Kompania është e lidhur me Milovan Cicko Bjelicën, i cili gjendet në listën e OFAC-ut për shkak të ndihmës së dyshuar ndaj personave të akuzuar për krime lufte dhe pengimit të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

Bjelica është politikan shumëvjeçar në Bosnjë e Hercegovinë, ish-kryetar i Komunës së Sokolacit dhe zyrtar i lartë i Partisë Demokratike Serbe (SDS). Në vitin 2025, Bjelica vazhdoi aktivitetin e tij politik përmes strukturave lokale dhe rajonale të SDS-it.

Data e sanksionimit: 29 maj 2003.

7. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Përveç Bosnjë e Hercegovinës, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation ishte e pranishme edhe në Shqipëri dhe Serbi.

Në Bosnjë e Hercegovinë, kishte adresë të regjistruar në Sarajevë.

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

*Gjendet edhe në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.

Veprimtaria: Organizata në Bosnjë e Hercegovinë dhe në botë zyrtarisht vepronte nën petkun e aktiviteteve humanitare dhe bamirëse, ndërsa në prapavijë shërbente si mbulesë për financimin e grupeve ekstremiste dhe për përhapjen e propagandës — siç konstatoi hetimi i kryer bashkërisht nga agjencitë federale amerikane, FBI-ja dhe Departamenti i Thesarit, forcat ushtarake ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, SFOR-i, si dhe institucionet vendore menjëherë pas sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001.

Data e sanksionimit: 18 tetor 2002.

8. HOTEL CASA GRANDE – SARAJEVË, BeH

Lokacioni: Sarajevë

*Një objekt hotelier me të njëjtin emër gjendet edhe në Ulqin, në Mal të Zi.

Programi: SDNTK (Trafikantë të rëndësishëm të narkotikëve)

Veprimtaria: Objekt hotelier

Kompania është sanksionuar si pjesë e rrjetit të Naser Kelmendit, i cili gjithashtu gjendet në listën e zezë të OFAC-ut.

Në vitin 2013, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e bllokoi dhe e konfiskoi përkohësisht hotelin — së bashku me disa prona të tjera në Kantonin e Sarajevës — nën dyshimin se ishte blerë me para të fituara nga aktivitete të paligjshme.

Data e sanksionimit: 24 mars 2015.

9. INZINJERING-BN BIJELJINA D.O.O.

Lokacioni: Bijelinë, Republika Sërpska, Bosnjë e Hercegovinë

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Tregti me shumicë e makinerive dhe pajisjeve të tjera, përfshirë tregtinë me makineri për industri dhe navigacion, siç është e regjistruar në bazat e të dhënave të bizneseve në Bosnjë e Hercegovinë.

Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

Subjekti është nën sanksione të lidhura me Rusinë, për shkak të lidhjeve me pronarin e kompanisë, Savo Cvijetinoviqin, i njohur me nofkën “Tigar”.

Cvijetinoviq, biznesmen nga entiteti i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, është anëtar i Bordit Ekzekutiv të partisë Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) dhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Lopares.

10. PUMA SECURITY COMPANY

Lokacioni: Mostar, Çaplinë

Programi: BALKANS

Veprimtaria: Agjenci për mbrojtjen e njerëzve dhe të pasurisë.

Data e sanksionimit: 29 maj 2003.

Kompania ka pushuar së ekzistuari me atë emër dhe, në fillim të vitit 2009, iu shit kompanisë Sector Security nga Banja Lluka, e cila vazhdon të operojë.

11. REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, dega në BeH

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Lokacioni: Sarajevë

*Organizata kishte degë të regjistruara në Shqipëri dhe Kosovë.

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Aktivitetet e Revival of Islamic Heritage Society (RIHS) në Bosnjë e Hercegovinë — e cila vepronte edhe me emrin Komiteti i Përbashkët Kuvajtian për Ndihmë — zyrtarisht paraqiteshin si punë humanitare, arsimore dhe sociale.

Në periudhën 2002-2005, dega në Bosnjë e Hercegovinë pranoi rreth 14 milionë euro drejtpërdrejt nga sponsorë nga Kuvajti, përmes llogarive në bankat vendore, si Volksbank e atëhershme dhe Privredna banka Sarajevo, gjë që tërhoqi vëmendjen e hetuesve financiarë.

Drejtuesi i organizatës për Ballkanin, Osman Ahmed Otman Al-Hajdar, ishte nën hetim nën dyshimin se përdorte rrjetin e shoqatave në Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë për mbështetje logjistike dhe për dërgimin e vullnetarëve në frontet e luftës në Irak.

Hetimi u zhvillua nga institucionet amerikane të inteligjencës dhe financave, në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin e Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Data e sanksionimit: 13 qershor 2008.

12. PARTIA DEMOKRATIKE SERBE (SDS)

Lokacioni: Banja Llukë

Programi: BALKANS

Veprimtaria: Parti politike; SDS-ja është e vetmja parti politike në Bosnjë e Hercegovinë që gjendet në listën e OFAC-ut, ndërsa është sanksionuar për shkak të pengimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Data e sanksionimit: 16 dhjetor 2004.

13. TAIBAH INTERNATIONAL, dega në BeH

Statusi: E shuar dhe e sanksionuar

Organizata zyrtarisht e ndërpreu veprimtarinë në Bosnjë e Hercegovinë më 10 dhjetor 2004, në bazë të vendimit të Ministrisë Federale të Drejtësisë për fshirjen nga regjistri.

Lokacioni: Sarajevë, Visoko, Travnik

Programi: Terrorist Global i Përcaktuar Posaçërisht (SDGT / Specially Designated Global Terrorist)

Veprimtaria: Veprimtaria kulturore dhe botuese përdorej si mbulesë, siç u konstatua nga hetimi i kryer nga institucionet vendore dhe Departamenti amerikan i Thesarit.

Statusi ligjor dhe prania në terren siguroheshin përmes përkthimit, shtypjes dhe shpërndarjes së literaturës fetare në Bosnjë e Hercegovinë.

Data e sanksionimit: 6 maj 2004.

Serbia

Në listën e zezë gjenden 30 kompani dhe organizata të regjistruara në bazat e të dhënave të Serbisë.

1. ARANEKS DOO

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e paspecializuar.

Data e sanksionimit: 9 dhjetor 2019.

Statusi: E fshirë

Kompania lidhet me Slobodan Teshiqin, të cilin OFAC-u e ka identifikuar si një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan dhe e ka sanksionuar në dhjetor të vitit 2017.

Kompania u fshi nga regjistri serb në maj të vitit 2025. Ajo iu bashkua kompanisë së sanksionuar të Teshiqit, “Partizan Tech”.

2. ZDRAVO

Lokacioni: Beograd

Programi: BALKANS

Veprimtaria: Prodhim i lëngjeve.

Data e sanksionimit: 16 dhjetor 2004.

Statusi: E fshirë

Kompania ZDRAVO u vendos nën sanksione, sepse ishte pjesë e një rrjeti financiar që ofronte mbështetje dhe fshihte persona të akuzuar për krime lufte, konkretisht Radovan Karaxhiqin, atëbotë në arrati, udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve 1992-1995.

Kompania nuk ekziston më si subjekt juridik aktiv në Agjencinë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

3. BASSIRE GROUP DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Tregti me shumicë e kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.

Data e sanksionimit: 12 qershor 2024.

Statusi: E fshirë

Kompania u themelua në shkurt të vitit 2023. Drejtor dhe pronar i saj ishte shtetasi rus Nikolaj Levin, i cili doli nga pronësia në shtator të vitit 2024, disa muaj pasi kompania u vendos në “listën e zezë” amerikane.

Përmes kësaj kompanie me seli në Beograd kryhej furnizimi dhe dërgimi i komponentëve elektronikë dhe pajisjeve të avancuara të IT-së, të cilat janë nën embargo të rreptë ndërkombëtare për Rusinë.

OFAC-u amerikan e akuzoi Levinin se, përmes një rrjeti kompanish, shmangte sanksionet dhe mundësonte importin e mallrave nga Evropa, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Rusisë.

Vlera e mallrave të sanksionuara që përfunduan në Rusi përmes kompanive të Levinit ishte, sipas të dhënave të OFAC-ut, rreth 2.5 milionë dollarë.

Kompania në Serbi u fshi nga regjistri në qershor të vitit 2025. Ajo mbeti pa përfaqësues ligjorë — përkatësisht, pas dorëheqjes së drejtorit, nuk emëroi një të ri, ndaj institucionet shtetërore nisën procedurën ligjore për shuarjen e saj.

4. INKOP DOO QUPRIJA

Lokacioni: Qupri

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Ndërtim rrugësh dhe autostradash.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

Statusi: Aktive

Kompania, e cila në Serbi fiton miliona dollarë, është sanksionuar sepse është në pronësi ose nën kontrollin e individëve të përcaktuar si pjesë e një rrjeti kriminal transnacional.

Pronarët e saj janë biznesmenët e sanksionuar me origjinë nga Kosova, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq.

Deri në tetor të vitit 2023, pronar i kompanisë ishte edhe Milan Radoiçiq, i cili gjithashtu gjendet në “listën e zezë” të SHBA-së.

Ai ua dhuroi pjesën e tij të pronësisë Veselinoviqëve, pasi pranoi se ishte organizator i grupit të armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë. Ky sulm në Kosovë trajtohet si akt terrorist.

*OFAC-u e ka përcaktuar Zvonko Veselinoviqin si udhëheqës të një grupi të organizuar kriminal dhe si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në veri të Kosovës.

5. BETONJERKA DOO ALEKSINAC

Lokacioni: Aleksinac

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Prodhim i produkteve të betonit për ndërtimtari.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

Statusi: Aktive

Kompania është nën sanksione, sepse është në pronësi të një kompanie tjetër të sanksionuar – Inkop nga Qupria, pronari shumicë i së cilës është Zvonko Veselinoviq.

Sipas hulumtimit të REL-it, në Serbi kjo kompani merr nga institucionet shtetërore tenderë fitimprurës me vlerë miliona euro.

6. DOLLY BELL DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Program: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Shërbime hotelerie, hotele dhe restorante.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

Statusi: Aktive

Kompania, e cila menaxhon një hotel luksoz në malin Kopaonik, vazhdon të ushtrojë veprimtarinë e rregullt, pavarësisht sanksioneve.

Është përcaktuar si subjekt juridik në pronësi dhe nën kontroll të udhëheqësve të sanksionuar të një grupi të organizuar kriminal.

Pronare 100-përqindëshe e kompanisë “Dolly Bell” është “Inkop” nga Qupria, në pronësi shumicë të Zvonko Veselinoviqit.

7. DOO BABUDOVAC BRNJAK

Lokacioni: Kompania është e regjistruar në fshatin Brnjak, në veri të Kosovës — në komunën e Zubin Potokut — në afërsi të pikëkalimit administrativ/kufitar me të njëjtin emër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

*OFAC-u e përcakton kompaninë si subjekt nga Serbia, ndonëse ajo ka adresë në Kosovë. Arsyeja për këtë është se firma është e regjistruar në sistemin serb. Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh as institucionet e saj — siç është regjistri i bizneseve.

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Kompania është e regjistruar për një gamë më të gjerë aktivitetesh komerciale, që përfshijnë prodhimin, qarkullimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021.

Statusi: Aktive

Kompania, siç ka shpjeguar OFAC-u, lidhet me krimin e organizuar dhe me një rrjet kontrabande në veri të Kosovës.

OFAC-u e ka identifikuar firmën si pjesë të rrjetit të Zvonko Veselinoviqit, grupi i të cilit akuzohet për kontrabandë mallrash, parash, armësh dhe droge mes Kosovës dhe Serbisë. Ish-pronari i deritashëm i firmës, Milojko Radisavljeviq, është identifikuar si anëtar kyç i grupit të organizuar kriminal të Veselinoviqit. Radisavljeviq doli nga pronësia e firmës në tetor të vitit 2025.

8. DOO MM KOM INTER BLUE DONJI JASENOVIK

Lokacioni: Zubin Potok, në veri të Kosovës

*OFAC e përcakton kompaninë si subjekt nga Serbia, ndonëse ajo ka adresë në Kosovë. Arsyeja është se firma është e regjistruar në sistemin serb. Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh as institucionet e saj – përfshirë regjistrin e bizneseve.

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e paspecializuar.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021

Statusi: Aktive

Kjo është një nga kompanitë në veri të Kosovës që është identifikuar si pronë ose nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Milan Radisavljeviqit. OFAC-u e ka identifikuar atë si anëtar të grupit transnacional të krimit të organizuar të Zvonko Veselinoviqit në veri të Kosovës.

9. DOO RAD 028 ZVEÇAN

Lokacioni: Zveçan, në veri të Kosovës

*OFAC-u e klasifikon këtë kompani si entitet nga Serbia, ndonëse ajo ka adresë në Kosovë. Arsyeja është se kompania është e regjistruar në sistemin juridik të Serbisë. Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh as institucionet e saj, përfshirë regjistrin e bizneseve.

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Punime ndërtimore

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021

Statusi: Aktive

Kompania është sanksionuar për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me Radulle Steviqin. OFAC-u e ka identifikuar atë, si pronar të kësaj kompanie, si pjesë të një rrjeti korruptiv të lidhur me krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe me grupin e Zvonko Veselinoviqit. Steviq është i akuzuar në Kosovë për pastrim parash. Ai dyshohet se ka pastruar para në favor të Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit të armatosur në Banjskë.

10. MARKOM METAL COMMERCE DOO ZVEÇAN

Lokacioni: fshati Grboc, afër Zveçanit, në veri të Kosovës

*OFAC-u e klasifikon këtë kompani si entitet nga Serbia, ndonëse ajo ka adresë në Kosovë. Arsyeja është se kompania është e regjistruar në sistemin juridik të Serbisë. Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh as institucionet e saj, përfshirë regjistrin e bizneseve.

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e drurit, materialeve ndërtimore dhe pajisjeve sanitare.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021

Statusi: E fshirë

Kompania është fshirë zyrtarisht nga regjistri në Serbi, pas procedurës së likuidimit të detyrueshëm të nisur nga shteti. Fshirja është përfunduar më 5 janar 2026.

OFAC-u e vendosi kompaninë nën sanksione, pasi ajo ishte në pronësi ose nën kontrollin e Siniša Nedeljkoviqit. OFAC-u e ka identifikuar atë si pjesë të rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar transnacional në veri të Kosovës dhe me Zvonko Veselinoviqin, i cili është nën sanksione.

11. METAL-ROBNA KUCA

Lokacioni: Zveçan, në veri të Kosovës

*OFAC-u e klasifikon këtë kompani si entitet nga Serbia, ndonëse ajo ka adresë në Kosovë. Arsyeja është se kompania është e regjistruar në sistemin juridik të Serbisë. Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën si shtet, nuk i njeh as institucionet e saj, përfshirë regjistrin e bizneseve.

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave metalike, materialeve për instalime dhe pajisjeve për ngrohje.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021

Statusi: Aktive

Kompania është sanksionuar pasi është në pronësi dhe nën kontrollin e Siniša Nedeljkoviqit, të cilin OFAC-u e lidh me rrjetet korruptive në veri të Kosovës dhe me Zvonko Veselinoviqin.

12. NOVI PAZAR-PUT D.O.O. NOVI PAZAR

Lokacioni: Novi Pazar

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Ndërtimi i rrugëve, autostradave dhe urave.

Data e sanksionimit: 8 dhjetor 2021

Statusi: Aktive

Kompania është sanksionuar sepse është kompani bijë e Inkop-it nga Quprija, aksionari shumicë i së cilës është Zvonko Veselinoviq. Fitimet milionëshe të kompanisë “Novi Pazar-put” vijnë, ndër të tjera, edhe nga tenderët që i ndahen nga institucionet e Serbisë.

13. FALCON STRATEGIC SOLUTIONS DOO

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave të ndryshme.

Data e sanksionimit: 9 dhjetor 2019

Statusi: E fshirë

Kompania u fshi nga regjistri i bizneseve në Serbi në maj të vitit 2025 dhe iu bashkua kompanisë së sanksionuar “Partizan Tech” të Slobodan Tešiqit.

“Falcon Strategic” u vendos nën sanksione si kompani nën kontrollin e Slobodan Teshiqit. OFAC-u e ka identifikuar atë si një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan.

Sipas OFAC-ut, Teshiqi e themeloi kompaninë me qëllim shmangien e sanksioneve të mëparshme amerikane. Sipas gjetjeve zyrtare të OFAC-ut, kompania është përdorur për kontraktimin dhe përfundimin e dërgesave të armëve për qeveri të huaja, me fokus të veçantë te klientët dhe regjimet në Afrikë.

14. MELVALE CORPORATION DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave të ndryshme.

Data e sanksionimit: 9 dhjetor 2019

Statusi: E fshirë

Kompania u mbyll zyrtarisht më 30 prill 2026 dhe iu bashkua kompanisë së sanksionuar “Partizan Tech” të Slobodan Teshiqit.

Kompania “Melvale” ishte identifikuar si pjesë kyçe e rrjetit mbështetës të Slobodan Teshiqit, njërit prej tregtarëve më të mëdhenj të armëve në Ballkan, i cili prej vitesh është nën sanksione amerikane.

15. NDËRMARRJA PËR TREGTI ME SHUMICË DHE PAKICË PARTIZAN TECH SHPK BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave të ndryshme.

Data e sanksionimit: 21 dhjetor 2017

Statusi: Aktive

Kompania është në pronësi të plotë të tregtarit të sanksionuar të armëve, Slobodan Teshiq. Gjatë vitit 2025, ajo realizoi fitim prej rreth një milion eurosh, pavarësisht sanksioneve shumëvjeçare të SHBA-së. Sipas pasqyrave financiare, fitimi ka ardhur kryesisht nga eksporti i armëve jashtë vendit.

16. VECTURA TRANS DOO

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Kompani e regjistruar për transport mallrash, spedicion, logjistikë dhe lëshimin e dokumentacionit të transportit.

Data e sanksionimit: 9 dhjetor 2019

Statusi: E fshirë

Kompania u fshi nga regjistri i bizneseve në Serbi në maj të vitit 2025. Ajo iu bashkua kompanisë së sanksionuar “Partizan Tech” të Teshiqit.

Sipas OFAC-ut, Teshiqi e përdori Vectura Trans për të siguruar licenca shtetërore për eksportin e armëve, pasi kompanitë e tij kryesore, si “Partizan Tech”, tashmë ishin nën sanksione. Sipas OFAC-ut, kompania ka ndërmjetësuar në dërgimin e sasive të mëdha të municionit dhe armëve për qeveri të huaja dhe blerës në mbarë botën, përfshirë edhe dërgesat kontroverse drejt Armenisë gjatë konfliktit në Nagorno-Karabak.

17. TEHNOGLOBAL SYSTEMS DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky); gjithashtu i nënshtrohet sanksioneve dytësore në lidhje me Korenë e Veriut.

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave të ndryshme.

Data e sanksionimit: 21 dhjetor 2017

Statusi: E fshirë

Kompania, e cila u fshi nga regjistri i bizneseve në Serbi në dhjetor të vitit 2018, është e lidhur me Slobodan teshiqin, i cili është nën sanksione. Sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare, ajo ka shërbyer si kompani paravan dhe ndërmjetëse për transaksione ndërkombëtare, eksport dhe logjistikë në industrinë e mbrojtjes. Ajo është përdorur për shmangien e embargove dhe për kryerjen e transfertave financiare për blerjen dhe shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në mbarë botën.

18. VELCOM TRADE DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: GLOMAG (Global Magnitsky)

Veprimtaria: Tregti me shumicë e mallrave të ndryshme.

Data e sanksionimit: 9 dhjetor 2019

Statusi: E fshirë

Kompania u fshi nga regjistri i bizneseve në Serbi në maj të vitit 2025. Ajo iu bashkua kompanisë së sanksionuar “Partizan Tech” të Tešiqit.

OFAC-u e lidhi kompaninë “Velcom Trade” me Teshiqin përmes pronarit të atëhershëm të saj, Goran Andriq, i cili u identifikua si një nga bashkëpunëtorët kryesorë të tregtarit ndërkombëtar të armëve.

19. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.

Lokacioni: Përveç Serbisë, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation është e pranishme edhe në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

*OFAC-u e regjistron organizatën si entitet nga Serbia, ndonëse ajo kishte adresa të degëve edhe në Kosovë.

Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i përcaktuar posaçërisht

*Organizata figuron gjithashtu në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.

Veprimtaria: Veprimtari humanitare

Data e sanksionimit: 18 tetor 2002

20. GOODFORWARDING DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Shitje me shumicë

Data e sanksionimit: 23 shkurt 2024.

Statusi: E fshirë

Kompania është fshirë në prill të vitit 2026, pas likuidimit të detyruar. Shteti e ka mbyllur atë, sepse që nga themelimi i saj në qershor 2022 nuk ka dorëzuar asnjë raport financiar, gjë që ishte detyrim ligjor i saj.

Kompania, pronar i së cilës në Serbi ishte shtetasi rus Aleksej Moskovkin, u vendos nga Shtetet e Bashkuara në listën e zezë si pjesë e një pakete të gjerë masash, të drejtuara kundër rrjeteve që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet dhe të sigurojë teknologji.

Sipas raporteve të OFAC-it, kjo kompani që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës ka realizuar qindra dërgesa drejt Rusisë, përfshirë komponentë të nevojshëm për prodhimin e raketave, dronëve dhe municioneve.

21. KOMINVEX DOO BEOGRAD

Lokacioni: Beograd

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Tregti me shumicë e pjesëve dhe pajisjeve elektronike dhe telekomunikuese.

Data e sanksionimit: 23 shkurt 2024.

Statusi: E falimentuar

Kominvex-i, siç ka treguar hulumtimi i REL-it, në vitin e parë të pushtimit në Ukrainë ka eksportuar në Rusi mallra me vlerë mbi 140 milionë dollarë.

Një e treta e produkteve të eksportuara ishin komponentë elektronikë të sanksionuara, sepse mund të përdoren në industrinë ushtarake. Për këtë arsye, së bashku me pronarin Marko Svorcan, ajo u vendos nën sanksionet e OFAC-it.

22. KOMOTKO

Lokacioni: Beograd

Programi: BALKANS

Veprimtaria: Tregti me shumicë e lëndëve djegëse të ngurta, të lëngëta dhe të gazta, si dhe produkteve të ngjashme.

Data e sanksionimit: 16 dhjetor 2004.

Statusi: E fshirë

Kompania “Komotko” për kohë të gjatë nuk është aktive në biznes dhe ndodhet në procedurë të likuidimit të detyruar në regjistrin tregtar të Serbisë.

Ajo u sanksionua sepse agjencitë federale amerikane kanë konstatuar se ka qenë pjesë kyç e rrjetit financiar dhe logjistik të mbështetjes për të arratisurit nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte (ICTY). Ndër të tjera, ajo ka ofruar mbështetje për Radovan Karaxhiqin, të dënuarin për krime lufte dhe udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës gjatë luftës (1992–1995).

23. MCI TRADING DOO BEOGRAD PALILULA

Lokacioni: Beograd

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Tregti me shumicë e paspecializuar

Data e vendosjes së sanksioneve: 20 korrik 2023.

Statusi: Aktive

OFAC e ka sanksionuar kompaninë duke e identifikuar si ndërmjetëse të kompanisë ruse AK Microtech (AKM), e cila furnizonte industrinë ushtarake ruse me komponentë elektronikë.

AKM-ja, sipas njoftimeve, e përdorte kompaninë “MCI Trading” si ndërmjetëse për të fshehur përdoruesit përfundimtarë të mallrave në Rusi.

MCI Trading në deklaratat e mëhershme për REL-in ka mohuar se ka shkelur sanksionet perëndimore.

24. NIS (Industria e Naftës e Serbisë) SH.A., Novi Sad

Lokacioni: Novi Sad

Programi: RUSSIA-EO14024; UKRAINE-EO13662

Veprimtaria: Nxjerrja e naftës dhe gazit

Data e vendosjes së sanksioneve: 10 janar 2025.

Statusi: Aktive

NIS-i është nën sanksionet e OFAC-ut për shkak të strukturës së pronësisë dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me sektorin energjetik rus.

Qëllimi është të parandalohet që Rusia t’i përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

Gjiganti shtetëror rus Gazprom Neft dhe subjektet e lidhura me të kontrollojnë së bashku mbi 55 për qind të aksioneve të NIS-it. Sipas “Rregullit të 50%” të OFAC-it, çdo kompani në të cilën një subjekt i sanksionuar zotëron 50 për qind ose më shumë të pronësisë, i nënshtrohet automatikisht sanksioneve.

25. PËRFAQËSIA CASAGRANDE EXPORT-IMPORT

Lokacioni: Surçin, afër Beogradit

Programi: SDNTK (Značajni trgovci narkoticima)

Veprimtaria: Mbështetje për bizneset

Data e vendosjes së sanksioneve: 24 mars 2015.

Statusi: Aktive

Kompania është e lidhur me Naser Kelmendin, i cili është sanksionuar si trafikant i huaj i narkotikëve. Ajo lidhet edhe me hotelet Casa Grande në Sarajevë dhe Ulqin.

26. RESEARCH AND DEVELOPMENT COMPANY TR INDUSTRIES

Lokacioni: Beograd

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Zhvillim dhe prodhim i pajisjeve radioelektronike, sistemeve optoelektronike të inteligjencës dhe sistemeve të navigimit.

Data e vendosjes së sanksioneve: 23 shkurt 2024.

Statusi: Aktive

Pas vendosjes në “listën e zezë” amerikane, kompania e ndryshoi emrin në “Onderon Systems” dhe vazhdoi veprimtarinë e saj.

OFAC-u e sanksionoi këtë kompani nën akuzat se eksportonte në Rusi mallra të sanksionuara që mund të përdoren në industrinë ushtarake.

27. SMART DIGITAL IDEAS DOO

Lokacioni: Beograd

Programi: CYBER4, CAATSA – RUSSIA

Veprimtaria: Programim kompjuterik dhe shërbime IT.

Data e vendosjes së sanksioneve: 19 nëntor 2025.

Statusi: Aktive

OFAC-u amerikan pretendon se kjo kompani është përdorur nga kompania ruse e sanksionuar Aeza për t’iu shmangur sanksioneve.

Aeza Group është sanksionuar më herët për rolin e saj në aktivitete të krimit kibernetik të drejtuara kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

28. SOHA INFO DOO NOVI BANOVCI

Lokacioni: Novi Banovci

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Programim kompjuterik.

Data e vendosjes së sanksioneve: 23 shkurt 2024.

Statusi: Aktive

Llogaritë e kësaj kompanie janë të bllokuara për shkak të borxheve.

“Soha Info” është në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe akuzohet se ka eksportuar në Rusi mallra elektronike në vlerë milionëshe – si mikroçipa.

Hulumtimi i mëhershëm i REL-it tregoi se dërgesat e kësaj kompanie në Rusi kishin kaluar vlerën prej 18 milionë dollarësh.

29. VENTRADE DOO

Lokacioni: Subotica

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Tregti me shumicë e paspecializuar.

Data e vendosjes së sanksioneve: 30 tetor 2024.

Statusi: Aktive

Llogaritë e kësaj kompanie në Serbi janë të bllokuara për shkak të borxheve, ndërsa ajo nuk u ka dorëzuar institucioneve raportet financiare për veprimtarinë e saj, ndonëse kjo është detyrim ligjor.

Kompania është nën sanksione amerikane, pasi akuzohet se i eksportonte një kompanie ruse pajisje radio për industrinë ushtarake.

30. VTB BANK JSC BELGRADE

Lokacioni: Beograd

Programi: UKRAINE-EO13662

Data e vendosjes së sanksioneve: 22 dhjetor 2015.

Aktiviteti tregtar i bankës: Sa i përket veprimtarisë reale në tregun financiar, VTB Banka a.d. Beograd nuk ekziston më me këtë emër dhe nuk është aktive.

Grupi amë rus VTB në korrik 2018 vendosi të tërhiqej plotësisht nga tregu i Serbisë dhe ia shiti 100 për qind të aksioneve të degës në Beograd investitorit rus Andrej Shljahovoj.

Meqë banka është vendosur nën Direktivën 1 (UKRAINE-EO13662) të sanksioneve sektoriale, kufizimet vlejnë vetëm për aktivitete të caktuara financiare, dhe jo për bllokim të plotë të pasurisë.

Mali i Zi

Në listën e zezë nga Mali i Zi gjenden tri entitete:

  1. DONATA COMPANY D.O.O.

Lokacioni: Ulqin

Programi: SDNTK (Trafikantë të narkotikëve)

Veprimtaria: Agjenci e patundshmërive

Kompania është sanksionuar si pjesë e rrjetit të Naser Kelmendit, të cilin OFAC-u e ka identifikuar si trafikant të rëndësishëm të huaj të narkotikëve.

Data e vendosjes së sanksioneve: 24 mars 2015.

2. HOTEL CASA GRANDE

Lokacioni: Ulqin

Programi: SDNTK (Trafikantë të narkotikëve)

Veprimtaria: Objekt hotelierik

Kompania është sanksionuar si pjesë e rrjetit të Naser Kelmendit.

*Objekti hotelierik me të njëjtin emër gjendet edhe në lagjen Ilixhë të Sarajevës.

Data e vendosjes së sanksioneve: 24 mars 2015.

SHOQËRI ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR INTERNATIONAL BUSINESS CORPORATION BAR

Lokacioni: Tivar

Programi: RUSSIA-EO14024

Veprimtaria: Veprimtaria zyrtare e regjistruar e kompanisë është tregtia me shumicë, por sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare, ajo ka funksionuar kryesisht si ndërmjetëse për furnizimin dhe eksportin e pajisjeve specifike industriale dhe ushtarake.

Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, kompania ka shërbyer si ndërmjetëse për transferimin e makinerive me origjinë evropiane dhe pajisjeve shoqëruese te përdoruesit fundorë në Rusi, përfshirë subjekte që mbështesin drejtpërdrejt industrinë ushtarake ruse.

Si pronar faktik përmendet Sergej Kokorev, i cili po ashtu gjendet në listën e individëve të sanksionuar.

Data e vendosjes së sanksioneve: 30 tetor 2024.

Shqipëria

Në Shqipëri, në listën e OFAC-it ndodhen pesë entitete:

1. AL-HARAMAIN, degë në Shqipëri.

Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.

Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor organizata Al-Haramain është e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.

Veprimtaria: Punë humanitare.

Data e sanksionimit: 2 qershor 2004.

2. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.

Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.

Lokacioni: Përveç Shqipërisë, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Global Relief Foundation ka qenë e pranishme edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Programi: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.

*Ajo gjendet gjithashtu në listat e konsoliduara të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian.

Veprimtaria: Organizatë humanitare

Data e sanksionimit: 18 tetor 2002. Ndërsa pasuritë dhe llogaritë e saj u bllokuan në dhjetor të vitit 2001.

3. HURIYA PRIVATE FZE LLE

Lokacioni: Si një rrjet multinacional që shërbente për shmangien e sanksioneve, HURIYA PRIVATE FZE LLE nuk ka një adresë fikse në Shqipëri, por në bazën e të dhënave të OFAC-it Shqipëria është e shënuar si pika e saj operative.

Adresat e kompanisë janë të shënuara në Emiratet e Bashkuara Arabe si selia kryesore, si dhe në Qipro, Zvicër dhe Katar.

Programi: RUSSIA-E014024

Veprimtaria: Ofrimi i shërbimeve për sektorin korporativ.

Kompania është sanksionuar, së bashku me drejtorin e saj ekzekutiv John Desmond Hanafin, shtetas irlandez, për shkak të ndihmës që u ka ofruar shtetasve rusë për shmangien e sanksioneve, sipas hetimeve të OFAC-it. Kompania është akuzuar për pastrim parash dhe transferim të pasurisë ruse jashtë vendit (kryesisht në Emiratet e Bashkuara Arabe) pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Data e sanksionimit: 19 maj 2023.

4. GRUPI I ORGANIZUAR KRIMINAL HYSA

Lokacioni: Grupi kriminal është i vendosur në Shqipëri dhe në Meksikë.

Program: TCO (Transnational Criminal Organisation) / Organizatë kriminale transnacionale.

Veprimtaria: Organizatë kriminale

Anëtarët e familjes Hysa (Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabion) kanë përdorur investime në biznese në Meksikë dhe Evropë për të legalizuar qindra miliona dollarë të fituara nga shitja e narkotikëve, sipas një hetimi të përbashkët ndërkombëtar të agjencive amerikane dhe meksikane.

Përveç kazinove, grupi ka pastruar para përmes një zinxhiri restorantesh luksoze dhe kompanish të regjistruara në Meksikë, Kanada dhe Poloni.

Ai është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa, një sindikatë e organizuar kriminale e transnacionale që është në listën e sanksioneve të OFAC-it.

Data e sanksionimit: 13 nëntor 2025.

5. REVIVAL OF ISLAMIC HERITAGE SOCIETY, degë në Shqipëri

Statusi: E mbyllur dhe e sanksionuar.

Lokacioni: Tiranë

*Organizata kishte degë të regjistruara në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Program: Specially Designated Global Terrorist (SDGT) / Terrorist global i veçuar posaçërisht.

Veprimtaria: Punë humanitare.

Në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të sigurisë, kryen një bastisje në zyrat e RIHS-it në Tiranë, për shkak të dyshimeve për lidhje me rrjete ekstremiste. Zyra u mbyll përgjithmonë.

Data e sanksionimit: 13 qershor 2008.

Sa efektive janë sanksionet?

Sanksionet janë instrument kyç i politikës së jashtme kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por ndikimi i tyre varet longa sa efektivisht zbatohen.

Përveç OFAC-it, që është institucion brenda Departamentit të Thesarit, vendimin për vendosjen e sanksioneve mund ta marrë edhe Departamenti i Shtetit.

Përveç SHBA-së, në nivel ndërkombëtar, sanksioneve si masë e politikës së jashtme u drejtohen edhe Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Lituania dhe Polonia, si dhe organizatat ndërkombëtare si Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Kështu, nga viti 2017 deri më 2025, organet ndërkombëtare që vendosin sanksione kanë përfshirë në lista më shumë se 150 individë dhe biznese nga Ballkani Perëndimor, nën dyshimet për krim të organizuar dhe destabilizim rajonal.

Sasha Gjorgjeviq nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional thotë për Radion Evropa e Lirë se harmonizimi i sanksioneve ndërkombëtare nuk është i plotë:

“SHBA-ja është aktori më aktiv në Ballkanin Perëndimor – ajo ka vendosur mbi 80 për qind të sanksioneve – dhe shpesh është e para që vendos sanksione, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndonjëherë ndjek një logjikë të ngjashme, por jo gjithmonë me të njëjtin ritëm dhe jo ndaj të njëjtit rreth njerëzish e kompanish. Kjo tregon se ka mbivendosje politike, sidomos mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, por jo edhe harmonizim automatik të listave”.

Të sanksionuarit shpesh përdorin taktika të ndryshme për t’iu shmangur sanksioneve, thekson Gjorgjeviq. Si format më të shpeshta, ai përmend shmangien ekonomike dhe mbrojtjen politike.

“Shmangia ekonomike më së shpeshti shfaqet përmes pronësisë dhe parave: kompanitë kalohen në emër të familjarëve ose bashkëpunëtorëve të besuar, hapen kompani të reja, të vjetrat riemërtohen, ndërsa veprimtaria zhvendoset në vende ku kontrolli financiar është më i dobët. Mbrojtja politike funksionon ndryshe: sanksionet paraqiten si sulm politik ose si ndërhyrje e huaj në politikën e brendshme të vendit, ndërmerren procedura gjyqësore dhe fushata lobimi. Me fjalë të tjera, shmangia ekonomike ruan paratë dhe bizneset, ndërsa mbrojtja politike ruan pushtetin dhe reputacionin”.

Sasha Gjorgjeviq nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional

Si rekomandim për forcimin e sanksioneve dhe rritjen e efektivitetit të tyre, Gjorgjeviq thekson se ato duhet të jenë pjesë e një sistemi më të gjerë llogaridhënieje:

“Kjo nënkupton arsyetim më të qartë të sanksioneve, koordinim më të mirë mes SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, zbatim më të qëndrueshëm të masave financiare, monitorim të diskursit publik, verifikim të pronësisë faktike dhe të prokurimeve publike, si dhe mbështetje për gazetarinë hulumtuese. Po ashtu, pa hetime vendore nga policia dhe prokuroria, sanksionet mbeten sinjal i rëndësishëm, por instrument i kufizuar”.

/evropaelire.org/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button