Gaza, sulmi izraelit vr.et një fëmijë palestinez në tendat e të zhvendosurve

Një fëmijë palestinez u vra dhe të tjerë, përfshirë fëmijë, u plagosën sot në një sulm izraelit ndaj një tende që strehonte të zhvendosur në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit.
Sulmi ndodhi në mes të shkeljeve të vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit të shpallur në Gaza më 10 tetor 2025. Trupi i fëmijës mbërriti në spital së bashku me persona të tjerë të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi që goditi një tendë në zonën Ard al-Basal të Al-Mawasit në Khan Younis, tha për Anadolu një burim mjekësor në spitalin “Nasser”.
Një raketë e lëshuar nga një dron izraelit goditi tendën, duke vrarë fëmijën dhe duke plagosur të tjerë me shkallë të ndryshme lëndimesh, thanë dëshmitarë okularë. Në një incident të veçantë, automjete ushtarake izraelite hapën zjarr ndaj shtëpive palestineze në lindje të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore, sipas burimeve lokale dhe dëshmitarëve.
