Ribalanci i buxhetit nesër në seancë qeveritare

Ribalanci i buxhetit nesër do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Do të ketë korrigjim të deficitit buxhetor, përkatësisht rritje të tij, konfirmoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Sipas saj, korrigjimi vjen për shkak të nevojave të rritura për financimin e investimeve kapitale. Do të ketë gjithashtu korrigjime edhe në anën e të ardhurave, në pjesën e akcizave për shkak të masave për karburantet si përgjigje ndaj krizës. E pyetur se sa kanë kushtuar masat, ulja e TVSH-së dhe akcizave për karburantet, ministrja tha se akciza duhet të korrigjohet për rreth 1,5 miliardë denarë. Por tha se aktualisht është e vështirë të bëhen llogaritje të sakta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button