Bilall Kasami numëron arritjet e javës: Nga autostrada Shkup–Bllacë te 500 vende pune

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka bërë një përmbledhje të zhvillimeve që, sipas tij, janë realizuar gjatë javës së fundit, duke veçuar projekte infrastrukturore, investime të reja dhe avancime në arsim e legjislacion.

“Po përmbyllim javën me shumë punë të mira dhe rezultate që flasin më shumë se fjalët!
“Po përmbyllim javën me shumë punë të mira dhe rezultate që flasin më shumë se fjalët!

Ja çfarë u realizua vetëm gjatë kësaj jave:

✅ Marrëveshje për nisjen e punimeve në Autostradën Shkup–Bllacë.

✅ Sistemi i kufirit me një ndalesë me Shqipërinë, kalim më i shpejtë për qytetarë e biznese.

✅ Investitor i ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë: 500 vende pune për Pollogun.
✅ Statuti i ri i UNT-së në Parlament, universiteti fuqizohet me 3 fakultete të reja.

✅ Hapi i parë ligjor për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat — pika e Marrëveshjes së Ohrit shndërrohet në ligj, për herë të parë pas dy dekadash.

Paçi një javë të mbarë, miq!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button