Përparon me ritëm të shpejtë ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan po zhvillohet me ritëm të fuqishëm dhe se tashmë është përfunduar plotësisht njëri nga katër urat që janë në ndërtim.

Sipas Nikolloskit, punimet në këtë aks rrugor, i cili do të shërbejë si anashkalim i zonës së njohur të Strazhës, po avancojnë sipas planit, ndërsa paralelisht po punohet edhe në vendosjen e shtyllave për viaduktet.

“Po shënohet progres i shkëlqyer në ndërtimin e autostradës Gostivar – Bukojçan. Trasa po hapet me ritëm të shpejtë, ndërsa njëkohësisht po punohet në vendosjen e shtyllave për viaduktet. Po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht. Po e ndërtojmë Maqedoninë”, ka shkruar Nikolloski në profilin e tij në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button