Ish-drejtori i Onkologjisë lirohet nga paraburgimi

Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, pas një viti të kaluar në paraburgim, do të mbrohet në liri.
Kjo vjen pasi gjykata pranoi garancinë e siguruar përmes hipotekës mbi një pronë të paluajtshme.
Vasev është një nga të akuzuarit në rastin “Onkologjia”, i cili lidhet me menaxhimin financiar të Klinikës së Onkologjisë.
Së bashku me ish-drejtorin ekonomik Artan Nuhi, ai përballet me akuza për vepra penale të vazhdueshme për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.
Sipas akuzave, veprat janë kryer në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Prokuroria pretendon se gjatë furnizimit me terapi biologjike aktive, terapi molekulare të synuar dhe antitrupa monoklonalë, janë furnizuar barna me procedurë kthimi (“revers”) pa bazë të përshtatshme ligjore.
Përveç keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Vasev dhe Nuhi akuzohen gjithashtu për mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë.



