Faza e katërt e dezinsektimit kundër mushkonjave në Shkup

Në orët e vona të mbrëmjes deri në orët e hershme të mëngjesit është realizuar faza e katërt e dezinsektimit kundër mushkonjave nga toka në territorin e qytetit të Shkupit, njoftoi kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski.
“Kjo është një masë e rëndësishme parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe sigurimin e një mjedisi më cilësor jetese për qytetarët”, deklaroi kryetari.
Sipas tij, aktiviteti është realizuar në përputhje me programin dhe dispozitat ligjore që dalin nga ligji për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, si dhe në bazë të elaboratit të dorëzuar nga Qendra për Shëndet Publik.
“Trajtimi në kohë është kyç për të parandaluar shfaqjen masive të mushkonjave gjatë periudhës së verës. Qyteti i Shkupit vazhdon me aktivitete sistematike, në kohë dhe të përgjegjshme për mbrojtjen e qytetarëve”, tha Gjorgjievski.
Ai bëri të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të realizohen edhe dy faza të tjera të dezinsektimit, me qëllim mbrojtjen e plotë dhe efikase të territorit të qytetit.
“Në ditët e ardhshme do të realizohen edhe dy faza të tjera të dezinsektimit, me qëllim mbrojtjen e plotë dhe efikase në territorin e qytetit”, njoftoi Gjorgjievski.



