Gashi: Kuvendi mbështeti avancimin institucional të Universitetit “Nënë Tereza”

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi se në kuadër të seancës së 105-të parlamentare, përveç pyetjeve të deputetëve të opozitës, është miratuar edhe Vendimi statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universiteti Nënë Tereza.

Sipas Gashit, ndryshimet e miratuara synojnë forcimin e strukturës statutare të universitetit dhe harmonizimin e dispozitave të tij me legjislacionin në fuqi, si dhe me standardet evropiane të arsimit të lartë.

“Ndryshimet e miratuara forcojnë strukturën statutare të universitetit, si dhe harmonizojnë dispozitat statutore me legjislacionin në fuqi dhe standardet europiane të arsimit të lartë”, theksoi Gashi në njoftimin e tij.

Ai e vlerësoi vendimin si të rëndësishëm për zhvillimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të Universitetit “Nënë Tereza”, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap që kontribuon në avancimin institucional dhe akademik të universitetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button