VMRO: Dorëheqja e Kovaçevskit sot është fillimi i fundit për LDSM-në dhe BDI-në

Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje, ky është fillimi i fundit të LDS-së dhe BDI-së! Kovaçevski është kryeministri që solli vetëm poshtërim, krim dhe korrupsion. Kovaçevski është kryeministri që e largoi më së shumti Maqedoninë nga BE-ja, përshpejtoi emigracionin dhe shtoi varfërinë, thotë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
“Për shkak të Kovaçevskit, Maqedonia ka marrë raportin më negativ nga Komisioni Evropian këtë vit. Dhe mesazhet nga përfaqësuesit evropianë për korrupsionin e padurueshëm në Maqedoni nuk ndalen. Vitin e kaluar, me Kovaçevskin kryeministër, ndodhën skandalet dhe poshtërimet më të mëdha të popullit maqedonas dhe Maqedonisë. Në kohën e Kovaçevskit u përshkallëzua rrëmuja dhe krimi në rrugë, në qendër të Shkupit ndodhën përleshjet dhe vrasjet më të përgjakshme, ndërsa autorët ende nuk mbajnë përgjegjësi, kjo qeveri do të mbahet mend si e paaftë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Një kilometër autostradë nuk u ndërtua dhe Kovaçevski së bashku me Grubin do të mbahet mend si njeriu që nënshkroi kontratën për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, për të cilën kompanisë kontraktore iu transferuan qindra milionë euro dhe aty ka gjysmë viti që nuk punohet në terren”, tha Miteva.



