Rusia: SHBA, Kore e Jugut dhe Japonia se po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, akuzoi SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë se përgatiten për luftë me Korenë e Veriut. Lavrov mbajti një konferencë për media në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York dhe tha se ky bllok i ri ushtarak i bashkuar nga SHBA ka rritur aktivitetet e tij dhe ka kryer stërvitje në shkallë të gjerë.

Retorika e Koresë së Jugut papritur “ka marrë një trajtë edhe më armiqësore kundër Phenianit”, njoftoi Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen se edhe nga Japonia kanë ardhur “retorika agresive” kundrejt këtij vendi.

Qëllimi i bllokut ushtarak në fjalë është shprehur qartë, vlerësoi Lavrov, duke shtuar: “Mënyra e të shprehurit është goxha e paqartë, thanë një gjë të tillë si bashkëpunimi bërthamor, por ata po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut”.

Pasi më tej tha se edhe marrëdhëniet e tyre me Korenë e Veriut po “përparojnë mirë dhe po zhvillohen në mënyrë goxha aktive”, Lavrov shtoi se “ata shohin që Koreja e Veriut po përpiqet të jetë e pavarur dhe se nuk po shkon pas drejtimit të askujt”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button