Inflacioni vjetor i eurozonës në nivelin më të ulët mbi 2-vjeçar në tetor

Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në eurozonë pa zbutje duke rënë në nivelin më të ulët mbi dy vjeçar në tetor, i nxitur nga rënia e çmimeve të energjisë, sipas vlerësimeve të publikuara, transmeton Anadolu.

Çmimet e konsumit u rritën 2,9 për qind në bazë vjetore në tetor, ritmi më i ngadaltë që nga korriku 2021, treguan të dhënat e Eurostat.

Inflacioni total u zbut nga 4,3 për qind sa ishte në shtator, ndërsa çmimet e energjisë ranë me 11,1 për qind në bazë vjetore në tetor, pas rënies me 4,6 për qind në muajin e kaluar.

Rritja vjetore e çmimeve të ushqimit, alkoolit dhe duhanit shënuan rënie në 7,5 për qind këtë muaj nga 8,8 për qind sa ishin në shtator.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në eurozonë u rrit me 0,1 për qind në tetor.

Çmimet e energjisë në zonën e monedhës së vetme euro ranë me 1,1 për qind në bazë mujore në tetor, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën 0,2 për qind.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button