Haraçina dhe Dibra, bashkëpunim për menaxhimin modern të mbeturinave, Beqiri: Jemi të parët në shtet me stacion për selektim

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, me të cilin ka vizituar stacionin për selektimin e mbeturinave në Haraçinë.

Sipas Beqirit, gjatë vizitës është diskutuar për rëndësinë e menaxhimit modern të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit, si pjesë e përpjekjeve për krijimin e komunave më të pastra dhe më të qëndrueshme.

“Sot prita kolegun tim, kryetarin e komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, me të cilin vizituam stacionin për selektimin e mbeturinave. Gjatë vizitës biseduam për rëndësinë e menaxhimit modern të mbeturinave dhe mbrojtjes së mjedisit”, ka deklaruar Beqiri.

Ai theksoi se Haraçina ka qenë komuna e parë në vend që ka hapur një stacion të tillë, ndërsa Dibra po ecën në të njëjtin drejtim.

“Jemi krenarë që jemi të parët në shtet që hapëm një stacion të tillë, ndërsa edhe komuna e Dibrës është në proces të ndërtimit dhe të hapjes së stacionit të saj”, u shpreh Beqiri.

Sipas tij, investimet në infrastrukturën për selektimin dhe menaxhimin e mbeturinave përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm”, ka theksuar kryetari i Haraçinës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button