MEPSO në mbledhjen e Legal and Regulatory Group pranë ENTSO-E

Ibrahimi Ibraimi, drejtor i Sektorit për Çështje Juridike dhe të Përgjithshme, së bashku me përfaqësuesit e MEPSO-s në Legal and Regulatory Group pranë ENTSO-E, mori pjesë në mbledhjen e rregullt të grupit të punës, e cila u mbajt në Bruksel.

Në takim u diskutuan çështje aktuale që lidhen me politikën energjetike evropiane dhe kornizën rregullatore, me fokus te iniciativa “Accelerate EU”, zhvillimi i kodeve të rrjetit për fleksibilitetin e konsumit (Demand Response Network Codes), si dhe marrëveshja ndërmjet operatorëve të sistemeve të transmetimit nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar për koordinimin e rrjedhave ndërkufitare të energjisë elektrike.

Pjesëmarrja e MEPSO-s në organet e punës së ENTSO-E përbën një segment të rëndësishëm të aktiviteteve të saj për ndjekjen e zhvillimeve rregullatore dhe të tregut në Evropë, shkëmbimin e ekspertizës dhe përfshirjen aktive në proceset që formësojnë të ardhmen e sektorit elektroenergjetik evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button