Gashi mirëpriti nxënësit nga Krusheva në Kuvend: E ardhmja e demokracisë ndërtohet mbi kureshtjen dhe energjinë e fëmijëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka mirëpritur sot në Kuvend nxënësit e Shkollës Fillore “Kirili dhe Metodi” nga Krusheva, të cilët u njohën nga afër me funksionimin e institucionit dhe rolin e tij në jetën demokratike të vendit.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, Gashi theksoi rëndësinë e edukimit qytetar që në moshë të hershme, duke vlerësuar vizitën e nxënësve në institucionin ligjvënës.

“E ardhmja e demokracisë ndërtohet mbi kureshtjen dhe energjinë e fëmijëve”, shkroi Gashi.

Ai bëri të ditur se nxënësit nga Krusheva patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe proceset demokratike, ndërsa vizitën e cilësoi si një përvojë të vlefshme arsimore.

“Sot në Kuvend mirëpritëm me kënaqësi nxënësit e Sh.F. ‘Kirili dhe Metodi’ nga Krusheva, të cilët u njohën nga afër me punën e institucionit dhe rolin e tij në jetën demokratike”, theksoi ai.

Sipas Gashit, kjo ishte “një vizitë e vlefshme që përforcon edukimin qytetar që në moshë të hershme”, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në njohjen e institucioneve demokratike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button