Të punësuarit e MAPAS dhurojnë gjak, Elezi: Çdo donacion është shpresë për pacientët

Të punësuarit e Agjencionit për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), të udhëhequr nga kryetari Remzi Bajrami, iu bashkuan aksionit human për dhurim gjaku të organizuar në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Transfuzive.

Drejtori i Institutit për Mjekësi Transfuzive, Amir Elezi, njoftoi se punonjësit e MAPAS-it iu bashkuan “misionit tonë human duke dhuruar gjak”, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në sigurimin e rezervave të nevojshme të gjakut.

“Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit që me këtë akt solidariteti kontribuan në shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e rezervave të gjakut”, theksoi Elezi.

Nga Instituti vlerësuan se aksione të tilla janë të rëndësishme për ruajtjen e rezervave të qëndrueshme të gjakut dhe për mbështetjen e pacientëve që kanë nevojë për transfuzione, duke apeluar për vazhdimin e aktiviteteve humanitare dhe rritjen e ndërgjegjësimit për dhurimin vullnetar të gjakut.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button