Janë privuar nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa njëri me ndalim aktiv

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë privuan nga liria tetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa njëri edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv.
Tre persona në Shkup kanë vozitur pa patentë shoferi, dhe nga një person në Kërçovë, në Tetovë, në Kavadar dhe në Koçan. Ndërkaq, një person në Kërçovë ka drejtuar automjet edhe pse për të ka pasur ndalim aktive. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shoferi, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.



