Zv/kryeministri Bekim Sali takon përfaqësuesit e FINKI-t, në fokus teknologjia, inovacioni dhe digjitalizimi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI), ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

“Kënaqësi e veçantë të zhvilloja sot një takim shumë produktiv me përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI).

Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve tona, me fokus te teknologjia, inovacioni dhe digjitalizimi. Diskutuam për iniciativat e FINKI, projektet e mbështetura nga BE, përdorimin e mundshëm të Inteligjencës Artificiale (AI) në proceset integruese, modernizimin e administratës publike me zgjidhje teknologjike, dhe trajnime profesionale për administratën.

Besoj se kur institucionet dhe akademia bashkojnë njohuritë dhe përvojën e tyre, krijohen mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm, institucione më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button