Rusia njofton shkëmbim të ri të të burgosurve me Ukrainën, duke liruar 185 ushtarë nga të dyja palët

Rusia njoftoi se një raund tjetër i shkëmbimeve të të burgosurve me Ukrainën u realizua sot, me 185 ushtarakë të kthyer nga secila anë, transmeton Anadolu.

“Emiratet e Bashkuara Arabe lehtësuan shkëmbimin e të burgosurve të luftës (POW)”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Ajo shtoi se ushtarakët rusë janë aktualisht në Bjellorusi dhe se komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova po punon me ta.

“Ushtarët e liruar janë aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë psikologjike dhe mjekësore. Ata më pas do të transferohen në Rusi për trajtim dhe rehabilitim”, tha ministria.

Ukraina nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm mbi shkëmbimin, por disa zyrtarë të lartë ukrainas deklaruan se përgatitjet për shkëmbimin kishin filluar javët e fundit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button