Kasami takon Koordinatoren e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, në fokus kultura dhe të rinjtë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me Rita Columbia, ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të përbashkët në fusha me interes për qytetarët.

Kasami bëri të ditur se në takim me përfaqësuesen e Kombet e Bashkuara në vend, theksi i veçantë u vendos te kultura, të rinjtë dhe përfshirja e tyre aktive në jetën shoqërore.

“Sot u takova me Rita Columbia, Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, ku diskutuam mundësitë për bashkëpunim të përbashkët, me fokus të veçantë në kulturë, të rinjtë dhe përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore”, deklaroi Kasami.

Ai vlerësoi se partneriteti dhe nismat e përbashkëta mund të sjellin mundësi të reja për zhvillimin e komunitetit dhe fuqizimin e gjeneratave të reja.

“Besoj se përmes partneritetit dhe nismave të përbashkëta do të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e shoqërisë tonë dhe fuqizimin e të rinjve”, theksoi Kasami.

Sipas tij, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare mbetet i rëndësishëm për avancimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe shoqëror, si dhe në rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset që ndikojnë në komunitet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button