Vazhdon gjykimi kundër 13-të policëve për zjarrin në “Puls”

Me paraqitjen e dëshmive materiale, sod në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon procesi gjyqësor kundër 13-të nëpunësve policorë, të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të ndërlidhura me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilën më 16 mars të vitit 2026 humbën jetën 63 persona, ndërsa 223 u lënduan.
Para gjykatën u prezantua një raport me shkrim nga Instituti për mjekësi ligjore për autopsi të kryer të m viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars të vitit 2025. Ky është raporti i njejrë që është prezantuar në lëndën kryesore për zjarrin që po zhvillohet në sallën e gjyqit në Idrizovë.
Sipas raportit, vdekja e 59 viktimave është e dhunshme dhe në pjesën më të madhe si rezultat i helmimit me dioksid karboni.
Tek disa viktima meendimi i autopsusë ka konstatuar gjithashtu vdekje të dhunshme, por e cila ka ardhur nga mbytja nga presioni në gjoks ose si rezultat i mungesës së ajrit dhe oksigjenit në ambientet përrreth. Katër persona kanë vdekur në spital.
Prokuroria prezantoi edhe dokumentacion mjekësor dhe të dhëna për të lënduarit që janë paraqitur për dhënien e ndihmës së shpejtë pas zjarrit – ekspertizë për 157 persona me lëndime të rënda trupore, s dhe të dëmtuar që kanë marrë lëndime trupore.
Mbrojtja reagoi se dëshmitë e nxjerra sot nuk përputhen me listën e dëshmive.
Për më tepër, sipas tyre, nëse analizohet në situatën specifike, midis të lënduarve është edhe një oficer policie që ishte në detyrë në ngjarjen kritike.
“Nuk e dimë në çfarë rrethanash po paraqiten këto prova”, reagoi njëri nga avokatët.
Në fillim të seancës së kaluar dëgjimore, të 13-të të pandehurit deklaruan se nuk janë fajtorë dhe se kanë bërë gjithçka që mundën.
Çështja po drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva-Mihajllovska, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Spasenka Andonova nga PTHPNKOK.
Prokurorja Spasenka Andonova deklaroi në fjalën e saj hyrëse se Prokuroria ka kryer një procedurë të gjerë hetimore dhe ka siguruar prova të shumta materiale dhe verbale.
“Përmbajtja e dëshmive të ofruara përkthehet në pjesën dispozitive të aktakuzës, e cila përshkruan veprimet e të pandehurve, pra mënyrën se si ata vepruan gjatë periudhës kritike për të cilën akuzohen nga 14 deri më 16 mars 2025, dhe si të tilla, padyshim të lidhura me njëra-tjetrën, rezultuan në pasoja të rënda për jetën dhe trupin e qytetarëve”, tha prokurorja.
Prokuroria pretendon se oficerët e policisë që ishin në “Puls” nuk morën masa për të parandaluar përdorimin e mjeteve piroteknike, megjithëse mund t’i kishin vënë re ato në skenë.
Sipas mbrojtjes, oficerët e policisë ishin të pranishëm në kabare për disa minuta në ditën kritike dhe filluan të punonin për detyrimet e specifikuara në planin e kontrollit të veprimeve dhe nuk e dinin dhe nuk mund ta dinin se do të përdoreshin fare mjete piroteknike, të cilat do të shkaktonin zjarr.
Në këtë rast janë të pandehurDejan Saltirovski, Vanço Gjorgievski, Marija Manevska, Tomo Donev, Dragan Petrushev, Kire Bogatinov, Stojançe Filipov, Bllagica Miteva, Kristina Nikollova, Mazlu Ramadanov, Darko Milloshevski, Martin Arsovski dhe Marjan Radevski.
Të gjithë 13-të oficerët e policisë akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike, të lidhura me zjarrin që ndodhi më 16 mars të vitit 2025 në diskoteken “Puls” në Koçani, në të cilin vdiqën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.



