Bekim Sali në pritjen për Ditën Kombëtare të Suedisë, vlerëson partneritetin mes dy vendeve

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë, ku ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen suedeze për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
“Ishte kënaqësi të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Suedisë me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë.
Maqedonia e Veriut dhe Suedia kultivojnë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore dhe partneritet të fortë, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin tonë evropian.
Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i jep reformave, zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian të vendit tonë. Pres me padurim thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Sali.



