Kasami: 30 për qind rritje të pagave për zjarrfikësit e Komunës së Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë do të përfitojnë rritje prej 30 për qind të pagave.
Përmes një postimi publik, Kasami theksoi se vendimi është marrë si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën që zjarrfikësit tregojnë çdo ditë në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Me vendimin e ri, zjarrfikësit do të përfitojnë rritje prej 30% të pagave, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar Kasami.

Ai e ka cilësuar këtë vendim si përmbushje të një prej zotimeve të dhëna, duke theksuar se mbështetja dhe përmirësimi i kushteve për zjarrfikësit mbetet prioritet i Komunës së Tetovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button