Edi Rama i fyen rëndë protestuesit: Po ulërini!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj protestuesve që kundërshtojnë shitjen e Zvërnecit investitorëve të fyshimtë. Rama i ka cilësuar thirrje nacionaliste slloganet e protestuesve “Shqipëria e shqiptarëve”, duke i krahasuar ato me retorika ekstremiste të së kaluarës në Europë.
Në deklaratën e tij, Rama tha se grupe që “ulërasin si çeta shqiponjash” në rrugë, i kujtojnë fenomenet e radikalizmit politik në Gjermani dhe Greqi.
“‘Shqipëria e shqiptarëve’ dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë ‘Gjermaninë e gjermanëve’ me ata ulëritësat e verbër… që e katandisën Gjermaninë në delen e zezë të planetit,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se retorika të tilla ngjajnë me ekstremizmin e Agimit të Artë në Greqi, duke paralajmëruar për rrezikun e gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit të skajshëm.
“Po meqë Gjermania naziste është larg… kjo ‘Shqipëria e shqiptarëve’ është tëpër si ‘Greqia e grekëve’, ajo e çakejve të Agimit të Artë,” tha kryeministri.
Rama theksoi se grupime të tilla historikisht kanë qenë kundër investimeve dhe zhvillimit ekonomik, duke i krahasuar me lëvizje ekstremiste në vende të tjera evropiane.
Në fund të deklaratës së tij, ai u shpreh me një thirrje pajtuese: “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë.”



