Kreu i Këshillit Evropian Costa fillon vizitën në Shkup, pritet nga kryeministri Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski priti sot në Shkup presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, i cili ndodhet në turne në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu.

Costa mbërriti nga Tirana dhe u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit nga ministri i Jashtëm Timço Mucunski.

Pas pritjes, Mickoski dhe Costa kaluan në takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga një takim mes delegacioneve përkatëse.

Më pas është planifikuar një konferencë e përbashkët për media në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Costa po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të përfundojë me pjesëmarrjen në samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button