Afrim Gashi takon Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, riafirmohet bashkëpunimi i ngushtë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asaf Haxhiev, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e Kuvendit në kuadër të kësaj organizate.
“Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, z. Asaf Haxhiev, konfirmoi sërisht traditën e bashkëpunimit të afërt ndërmjet institucioneve tona.
Rikonfirmuam angazhimin tonë për pjesëmarrje aktive dhe për thellimin e rolit të Kuvendit në këtë organizatë, si pjesë e përpjekjeve për një rajon më të lidhur dhe më bashkëpunues.
E vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Sekretariatit të PABSEC, me bindjen se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej, përfshirë edhe përmes kontributit të rëndësishëm të PABSEC në suksesin e Sesionit të 14-të Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, që po mbahet në Shkup.”, ka shkruar Gashi.



