Nesër nis “Vera Kulturore e Çairit 2026” me manifestimin “Ditët e Fëmijëve”

Komuna e Çairit nesër do të hapë zyrtarisht edicionin e ri të manifestimit tradicional “Vera Kulturore e Çairit 2026”, një program njëmujor i dedikuar kulturës, artit, traditës dhe promovimit të vlerave qytetare.

Hapja e manifestimit do të shënohet me programin treditor “Ditët e Fëmijëve”, i cili do të zhvillohet nga 1 deri më 3 qershor në Çarshinë e Vjetër, Sheshin Skënderbeu dhe Xhaminë Murat Pasha.

Programi nis më 1 qershor, në ora 17:00, me një defile të nxënësve të shkollave fillore të Çairit me veshje kombëtare dhe pankarta të shkollave, me nisje nga Zegin nëpër Çarshinë e Vjetër deri te Sheshi Skënderbeu. Më pas do të vijojë një program i pasur artistik me pjesëmarrjen e shkollave fillore, ansambleve kulturore dhe grupeve të fëmijëve.

Gjatë tre ditëve të manifestimit, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin paraqitje artistike, këngë, valle, recitime, dramatizime dhe ekspozita me punime artistike të nxënësve, duke e shndërruar Çairin në një hapësirë të gjallë të kreativitetit, kulturës dhe talentit rinor.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të raportojnë nga hapja e “Verës Kulturore të Çairit 2026”, si dhe nga aktivitetet e parapara në kuadër të programit “Ditët e Fëmijëve”.

📍 Çarshia e Vjetër – Sheshi Skënderbeu
📅 1 Qershor 2026
🕔 17:00

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button