VLEN mban mbledhjen e Kuvendit Qendror! Rikonstruimi i Qeverisë në fokus

Për herë të parë që nga themelimi si parti e bashkuar, VLEN po mban sot mbledhjen e Kuvendit Qendror në Mavrovë, mbledhje që pritet të zgjasë deri në mbrëmje, mëson TV21.
Tema kryesore e ditës është rikonstruimi i pritshëm i Qeverisë. Është tashmë e sigurt se nga ekzekutivi do të largohen Fatmir Limani dhe Arben Fetai, ndërsa po diskutohet edhe mundësia e ndryshimeve dhe rrokadave të dikasterëve mes partnerëve të koalicionit.
Gjatë mbledhjes do të bëhet një vlerësim i funksionarëve sipas performancës, do të prezantohen punët e realizuara dhe do të ketë ballafaqim me situatën aktuale politike në vend.



