Rama përgëzon policët për dhunën në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve të shënuara një ditë më parë në zonën e Zvërnecit ku banorët që protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë u dhunuan nga rojet e sigurisë të kompanisë private.

Përmes një postimi në X Rama shprehet se nesër do të flasë për atë që e cilëson “një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë”, ndërsa përgëzon policinë e shtetit për reagimin ndaj rojeve private dhe drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës.

“Nesër, është radha ime të flas për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, i cili ka qenë në proces për disa vite tani dhe nuk ka absolutisht asnjë lidhje me disa gënjeshtra të mëdha që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ndërkohë, përgëzoj udhëheqjen e Policisë së Shtetit për reagimin e tyre të shpejtë dhe të saktë, qoftë ndaj asaj bande muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, apo ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re me tolerancë zero ndaj çdo uniforme blu që minon besimin e publikut është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat dhe të pavërtetat që e rrethojnë, më shumë nesër në orën 10:00. Live për të gjitha palët e interesuara, sigurisht”, shprehet Rama.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button