(VIDEO) TMERR në Zvërnec, persona të maskuar tërheqin zvarrë banorët gjatë protestës

Një situatë e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme gjatë protestës në Zvërnec.
Siç shihet edhe në pamje, persona të maskuar dhe pa uniformë kanë tërhequr zvarrë qytetarët, ndërsa qindra policë ndodheshin përreth.
Në video dëgjohet edhe britma nga qytetarët e tjerë, që shohin të tmerruar personat e maskuar duke marrë zvarrë një prej banorëve.
Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar që sqaron plotësisht rrethanat apo identitetin e personave të përfshirë.
