Personi që humbi jetën mbrëm në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar

Aksidenti i mbrëmshëm në rrugën e Plastikave, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë, ka rezultuar i kobshëm për ngasësin e motoçikletës M.F 19 vjeç i cili përskaj ndërhyrjes së mjekëve, nuk i mbijetoi aksidentit fatal dhe mjekët konstatuan vdekjen në ora 23:11.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në ora 22:21 në kryqëzimin mes bulevardit „Nikola Karev“ dhe rrugës „Prohor Pçinski“.
Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë „Audi A4“, e drejtuar nga N.H. (31) nga fshati Vizbegovë, një motoçikletë „BMW“ e drejtuar nga M.F. (19) nga Shkupi dhe një motoçikletë „Honda HDV“ e drejtuar nga N.B. (21) nga Shkupi.



