Shefi i Thesarit: SHBA-ja sekuestroi 1 miliard dollarë në kriptovaluta iraniane

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka deklaruar se SHBA-ja ka sekuestruar 1 miliard dollarë në kriptovaluta që i përkasin Iranit dhe po punon me aleatët evropianë për të konfiskuar prona të lidhura me Teheranin, transmeton Anadolu.

“Besoj se kemi sekuestruar rreth 1 miliard dollarë nga kriptovalutat e tyre”, tha Bessent, duke shtuar se SHBA-ja “thjesht i mori drejtpërdrejt portofolat digjital”.

Duke pretenduar se disa pronarë të llogarive mund të mos jenë ende të vetëdijshëm për sekuestrimet, ai tha se “disa prej tyre mund të jenë duke hyrë në llogaritë e tyre pikërisht tani dhe mund të mos e kuptojnë ende se portofoli i tyre është konfiskuar”.

Bessent tha se SHBA-ja po koordinon gjithashtu me aleatët e saj jashtë vendit për konfiskime më të gjera të pasurive.

“Po punojmë me aleatët tanë në të gjithë Evropën për të konfiskuar vila, shtëpi dhe prona”, tha ai, duke e paraqitur këtë përpjekje si rikuperim të fondeve që, sipas tij, janë vjedhur nga qytetarët e zakonshëm iranianë.

“Kwto janw para që u janë vjedhur popullit iranian”, pretendoi ai.

Shefi i Thesarit gjithashtu tha se objekti eksportues i naftës i Iranit në Ishullin Kharg është mbyllur praktikisht, duke ia atribuar këtë një bllokade detare amerikane.

Ai shtoi se sulmet e fundit të Iranit ndaj shteteve të Gjirit kishin rezultuar kundërproduktive në aspektin diplomatik, duke theksuar se aleatët e Gjirit janë bërë më pas “partnerë shumë të mirë” në përpjekjet për zbatimin e masave financiare kundër Teheranit, duke i mundësuar SHBA-së të ngrijë llogari bankare iraniane në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button