MPB vendos kod të veshjes për punonjësit dhe qytetarët që vizitojnë Departamentin e Çështjeve Civile

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se me qëllim të ruajtjes së standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë, vendoset Kod i Veshjes për të gjithë punonjësit dhe palët (qytetarët) që vizitojnë hapësirat e Departamentit të Çështjeve Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si një institucion që është në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve, besojmë se veshja e duhur kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore. Në këtë drejtim, i lutemi të gjithë qytetarëve që para se të vijën në hapësirat tona (për të tërhequr dokumente personale, pasaporta apo shërbime të tjera administrative) të sigurohen që pamja e tyre të jetë brenda normave të pranuara përgjithësisht për institucionet publike.

Njëkohësisht, bëjmë me dije se edhe të gjithë punonjësit në këtë Departament janë të detyruar të respektojnë në mënyrë strikte kodin e përcaktuar të veshjes, i cili është i paraparë për punonjësit e Ministrisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button