Ish-kryeministri Italian: Evropa vepron “si shërbëtore” ndaj Trumpit

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, ka kritikuar qasjen e Evropës ndaj presidentit amerikanm Donald Trump, duke deklaruar se kontinenti sillet “si shërbëtor” në marrëdhëniet me Washingtonin dhe nuk ka një strategji të qartë ndaj Kinës, transmeton Anadolu.
“Ne sillemi si shërbëtorë përballë Trumpit dhe nuk dimë si të sillemi përballë kinezëve”, tha Prodi në Festivalin e Ekonomisë në Trento.
Siç raporton agjencia e lajmeve ANSA, ai theksoi nevojën për unitet më të madh brenda Bashkimit Evropian (BE), duke paralajmëruar se blloku evropian duhet të forcojë aftësinë për të vepruar kolektivisht.
“Evropa duhet të ketë një kapacitet të unifikuar për ndërhyrje”, tha Prodi, duke theksuar rëndësinë e një përgjigjeje të koordinuar evropiane ndaj sfidave globale.
Evropa po përballet me tensione të reja në marrëdhëniet transatlantike gjatë mandatit të dytë të Trumpit, me mosmarrëveshje që po shfaqen lidhur me tregtinë, sigurinë dhe prioritetet strategjike.



