Kryeparlamentari Afrim Gashi takon Papa Leonin XIV në Vatikan: Dialogu dhe bashkëjetesa në fokus

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi zhvilloi takim me kreun e Selisë së Shenjtë, Papa Leoni XIV, në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, ku po udhëheq delegacionin shtetëror të Maqedonia e Veriut.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimit ia përcolli urimet Papës me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, ndërsa në fokus të bisedimeve ishte rëndësia e dialogut, mirëkuptimit dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve dhe kulturave.

“Kemi riafirmuar marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë”, deklaroi Gashi, duke theksuar se vendi mbetet i përkushtuar ndaj bashkëjetesës ndëretnike, multikulturore dhe ndërfetare.

Sipas tij, ky model i bashkëjetesës kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe solidaritetit në rajon. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e trashëgimisë universale të Shën Kirili dhe Shën Metodi, si dhe humanizmit të Nënë Tereza.

“Trashëgimia e tyre mbetet frymëzim i përhershëm dhe urë që lidh njerëzit përmes vlerave të përbashkëta njerëzore”, theksoi kryeparlamentari.



