Presidenti i Këshillit Evropian i bën thirrje Izraelit të lirojë aktivistët e Flotiljes Globale “Sumud”

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi se trajtimi i aktivistëve të Flotiljes Globale “Sumud” nga ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, është “absolutisht i papranueshëm” dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, transmeton Anadolu.

Në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Costa bëri një deklaratë në lidhje me trajtimin e aktivistëve të Flotiljes Globale “Sumud” nga Ben-Gvir.

Ai tha se janë “tmerruar” nga trajtimi i anëtarëve të Flotiljes Globale “Sumud” nga Ben-Gvir. “Kjo sjellje është absolutisht e papranueshme. Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm”, u shpreh Costa.

Ben-Gvir ka ndarë një video në llogarinë e tij X që tregon forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët në portin Ashdod, ku ata po mbahen.
Pamjet filmike tregojnë një aktiviste femër duke bërtitur “Palestina e Lirë” ndërsa Ben-Gvir kalonte, dhe ku policia izraelite ndërhyri ashpër, duke e detyruar atë të shtrihej në tokë. Ndërkohë, politikani i ekstremit të djathtë Ben-Gvir u dëgjua duke thënë “Kështu duhet të bëhet”.

Trajtimi çnjerëzor i aktivistëve të Flotiljes Globale “Sumud”, të cilët u ndaluan nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime nga vende të shumta, përfshirë shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button