Rusia dhe Kina nënshkruajnë 20 dokumente që përfshijnë ekonominë, energjinë, transportin dhe bashkëpunimin global

Rusia dhe Kina kanë nënshkruar 20 dokumente që përfshijnë ekonominë, energjinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar pas bisedimeve në Pekin mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, transmeton Anadolu.

Dy liderët miratuan një deklaratë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Kinës si dhe një deklaratë tjetër të përbashkët mbi formimin e një bote shumëpolare dhe një lloji të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare.

Në një konferencë për media pas takimit me presidentin kinez, Putin tha se Moska dhe Pekini kanë ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të tregtisë dypalëshe të mbrojtur nga presioni i jashtëm dhe paqëndrueshmëria në tregjet globale.

Ai shpjegoi se zhvillimi i tregtisë në rubla dhe juan ndihmon në mbrojtjen e bashkëpunimit ekonomik nga “ndikimi i jashtëm” dhe siguron qëndrueshmëri në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

“Hapat e koordinuar të ndërmarrë nga Rusia dhe Kina për të kaluar pagesat mes tyre, në përgjithësi mes vendeve tona, në monedhat kombëtare kanë pasur rëndësi të madhe. Si rezultat, pothuajse të gjitha operacionet eksport-import ruso-kineze po kryhen në rubla dhe juan”, tha ai.

Putini po ashtu tha se Rusia është e gatshme të vazhdojë pa ndërprerje furnizimet me naftë dhe gaz për Kinën dhe se korporata ruse bërthamore “Rosatom” po përfundon ndërtimin e njësive të reja energjetike në centralet bërthamore në Kinë, si pjesë e bashkëpunimit më të gjerë energjetik mes dy vendeve.

Më tej, presidenti rus e përshkroi partneritetin Rusi-Kinë si një faktor stabilizues në çështjet ndërkombëtare. Putini theksoi edhe ato që i quajti rezultate pozitive nga regjimi dypalësh pa viza, i cili ka nxitur turizmin dhe shkëmbimet mes njerëzve të të dy vendeve.

“Në vitin 2025, më shumë se 2 milionë rusë mbërritën në Republikën Popullore të Kinës. Mbi një milion shtetas kinezë vizituan Rusinë”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button