Izraeli sekuestron “të gjitha” anijet e flotiljes me ndihma drejt Gazës

Misioni humanitar i Flotiljes Globale Sumud me destinacion Gazën tha se të gjitha anijet e konvojit të saj me ndihma janë sekuestruar nga Izraeli, transmeton Anadolu.

“Po presim më shumë informacion mbi rrëmbimin e tyre të paligjshëm”, thanë organizatorët e flotiljes në një deklaratë në Telegram.

Duke u zotuar se do të vazhdojë misionin për Palestinën, ajo u bëri thirrje njerëzve të “kërkojnë kalim të sigurt”.

“Dërgoni posta elektronike ministrave tuaj të jashtëm”, shtoi ajo.

Më herët gjatë ditës, flotilja tha se anijet ushtarake izraelite po vazhdonin të sulmonin dhe të hipnin në bordin e flotës së saj humanitare në ujëra ndërkombëtare, ndërsa konvoji po lëvizte drejt Rripit të Gazës.

Zhvillimet erdhën pasi ushtria izraelite kreu sulme të hënën ndaj konvojit të ndihmave në ujëra ndërkombëtare.

Flotilja, e përbërë nga 54 anije, u nis të enjten nga rrethi turk Marmaris në një përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur mbi Gazën që nga viti 2007.

Kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte një incident i tillë me flotiljen.

Në fund të prillit, ushtria izraelite sulmoi anijet e flotiljes në ujëra ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës. Konvoji në atë kohë përfshinte 345 pjesëmarrës nga 39 vende, përfshirë shtetas turq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button