Edhe një Botëror për Ronaldon, Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar

Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Lista e publikuar ka ngjallur menjëherë interesim të madh te tifozët portugezë, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë te prezenca e legjendës Cristiano Ronaldo.

Pavarësisht moshës, Ronaldo vazhdon të mbetet pjesë kyçe e Kombëtares së Portugalisë dhe do të jetë sërish lideri i skuadrës në një tjetër Botëror, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë dhe ndikimin e tij te përfaqësuesja portugeze.

Trajneri Roberto Martinez ka vendosur t’i besojë eksperiencës së yllit portugez, i cili vazhdon të jetë një nga figurat më të rëndësishme në dhomat e zhveshjes dhe në fushën e lojës.

Ky pritet të jetë një tjetër kapitull historik për Cristiano Ronaldon, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të mbetet një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.

Tifozët portugezë tashmë presin me shumë interes debutimin e ekipit në Botëror, me shpresën se Portugalia do të luftojë për trofeun më prestigjioz në futbollin botëror.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button