Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka premtuar se studentët shqiptarë do të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke shtuar se kjo çështje, e cila ka mbetur me dekada pa zgjidhur nga ana e BDI-së, më në fund do të zgjidhet.
“Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe
Po e zgjidhim një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se dy dekada gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së.
E drejta e gjuhës është e drejtë themelore e njeriut, me të cilën nuk ka kompromis
Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.



